Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

15 shtator 2020 (MIA)

15 shtator 2020 (MIA)

1789.– Lindi Xhejms Fenimor Kuper, romancier amerikan i njohur për krijimin e karakterit të ‘Hawkeye’ në një seri librash, përfshirë këtu dhe “I fundmi i mohikanëve”.

1821.– Salvadori, Kosta-Rika dhe Guatemala, shpallin pavarësinë e tyre nga Spanja.

1830.– Lindi Porfirio Diaz, politikan meksikan. Ai ishte president nga viti 1877 deri në vitin 1911, vit kur revolucioni i Francisko Madero’s e detyroi të japë dorëheqjen dhe të shkojë në mërgim.

1859.– Vdiq Ajsambard Kingdom Brunel, inxhinier britanik i hekurudhave avullore. Ai projektoi avulloren e parë transatlantike të quajtur Great Western dhe “motrën” e saj Great Eastern.

1878.– Lidhja shqiptare e Stambollit shpalli më 15 shtator programin që kërkonte t’i njihej Shqipërisë e drejta e një vilajeti autonom me emrin Vilajeti i Shqipërisë. Programi kishte shtatë pika dhe u botua në gazetën “Terxhumani shark” që e drejtonte Sami Frashëri.

1890.– Lindi romancieria e njohur angleze Agatha Christie. Ajo krijoi karakterin e detektivit belg Hercule Poirot dhe eksentriken Miss Jane Marple. Vepra e saj e mistershme “Çarku i miut” është shfaqja më e luajtur në botë.

1904.– Lindi Umberto II i Italisë. Ai u bë mbret në maj të vitit 1946, por abdikoi një muaj më vonë kur Italia votoi të bëhet republikë.

1916.– Tanket ushtarake, të krijuara nga sir Ernest Switon, u përdorën për herë të parë në veprime luftarake, gjatë ofensivës së aleatëve në betejën e Somes.

1928.– Pas Italisë, Greqisë, Hungarisë dhe Uruguait ishte qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e njohu mbretin Zogu i Parë dhe Mbretërinë Shqiptare.

1935.– Në Gjermani, nazistët hedhin poshtë ligjet e Nyrembergut, duke filluar një program persekutimi te dhunshëm fetar dhe racial. Të gjithë çifutet u privuan nga qytetaria e tyre, getot u riaktivizuan dhe Swastika bëhet flamur kombëtar.

1943.– Benito Musolini, me mbështetjen e gjermanëve, formon një qeveri, rivale me atë fashiste, nën administrimin e Pietro Badoglios.

1949.– Konrad Adenauer zgjidhet kancelar i parë i Gjermanisë Perëndimore, ndërsa Teodor Heuss president i saj.

1959.– Kryeministri rus Nikita Krushov arrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar kështu vizitën e tij 12 ditore.

1972.– Spanja dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruajnë një marrëveshje tregtare, i pari pakt midis tyre që nga Lufta Civile Spanjolle.

1973.– Vdiq në moshën 90 vjeçare mbreti i Suedisë Gustav VI Adolf. Në vend të tij erdhi nipi Karl XVI Gustav.

1978.– Vdiq Vilhelm Mesershmit, projektues dhe prodhues gjerman i aeroplanëve. Në vitin 1944, aeroplani i tij MC-262 u bë aeroplani i parë reaktiv që hyri në luftim.

1982.– Papa Gjon Pali II priti në Vatikan, në audiencë private, Jaser Arafatin. Kjo shkaktoi protesta të forta nga qeveria e Izraelit.

1993.– Në Shkup është regjistruar Asociacioni i strukturave studentore evropiane pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”.

1995.– Në Shkup, para hyrjes së zyrës për lidhje të SHBA-së u vendos emblemë e re, shkrimi i së cilës ishte Ambasada e SHBA-së, me çka formalisht misioni i SHBA-së në Maqedoni e shënoi ngritjen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike në relacionin Uashington – Shkup.

1997.– Egjipti dënon katër vetë me vdekje dhe tetë të tjerë me burgim të përjetshëm gjatë gjyqit ushtarak me të madh ndaj anëtarëve të dyshuar të një grupi militant islamik.

1999.– Një njeri i armatosur, duke bërtitur me sharje anti-fetare, shtiu drejt besimtarëve adoleshentë të një kishe Baptiste në Teksas. Ai vrau shtatë persona përpara se të vriste veten.

2000.– Shefi i ETA-s, Ignacio Gracia Arregui, i quajtur “Itaki de Renteria”, u arrestua në Bidart, jugperëndim të Francës, së bashku me bashkëshorten e tij, njoftoi agjencia spanjolle EFE.

2001.– Ambasada e Afganistanit në Moskë konfirmoi vdekjen e komandantit Ahmed Shah Masud. Masud, në postin e shefit ushtarak të Aleancës së Veriut, mori plagë të rënda gjatë një atentati kundër tij.

2003.– Gjashtëdhjetë e shtatë të burgosur humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën, si dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë, si pasojë e një zjarri që ra në burgun më të madh të Arabisë Saudite, në Riad.

2011.– Vdiq regjisori legjendar, Otakar Vavra. Vavra, i cili në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, me një grup të autorëve çekë të filmave është themelues i Akademisë për arte skenike (FAMU) në Pragë, filmin e tij të parë e xhiroi para 80 viteve. Në qershor të këtij viti në Festivalin ndërkombëtar në qytetin çek Zlin, e fitoi çmimin Gran-pri për kontribut jetësor në kinematografinë botërore. Midis studentëve të tij janë edhe fituesit e “Oskarit” Millosh Forman dhe Jirzhi Mencel, Vera Hitillova dhe Evald Shkorm.

Back to top button
Close
Close