Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1461. - Në betejën më të përgjakshme ndërmjet dy trëndafilave në Angli, rreth 36.000 ushtarë nën flamurin e dinastisë Jork, në Tounton afër Jorkut, i mundën rreth 40.000 ushtarë të armatës së dinastisë Lankaster, me çka dinastia Jork e siguroi fronin e Eduardit të Katërt.

29 mars 2020 (MIA)

1461. – Në betejën më të përgjakshme ndërmjet dy trëndafilave në Angli, rreth 36.000 ushtarë nën flamurin e dinastisë Jork, në Tounton afër Jorkut, i mundën rreth 40.000 ushtarë të armatës së dinastisë Lankaster, me çka dinastia Jork e siguroi fronin e Eduardit të Katërt.

1772. – Vdiq filozofi suedez Emanuel Svedenborg, autor i mësimit mistik-teofizik për natyrën, veçanërisht për natyrën e njeriut.

1792. – Vdiq mbreti suedez Gustav III, 13 ditë pasi një atentaror gjuajti drejt tij në operan në Stokhom.

1814. – Në Danimarkë hebrenjtë janë barazuar në të drejtat me qytetarët e tjerë.

1848. – Filloi lufta trevjeçare mes Danimarkës dhe Prusisë ku danezët pësuan disfatë. Danimarka humbi një pjesë të territprit në gadishullin jugor Jitland.

1849. – Britania e Madhe e aneksoi Penxhabin dhe e përfshiu drejt Indisë.

1846. – Greqia e ktheu sovranitetin mbi ishujt në Detin Jon, deri atëherë nën admi

nistrim kolonial të Britanisë së Madhe.

1901. – Në zgjedhjet e para federale në Australi fitoi Partia Laburiste.

1925. – Vdiq Bajram Curri, hero i popullit shqiptar (lindi më 1862).

1967. – Me vendim të Kuvendit të Komunës Krushevë u themeluan takimet shkencore-kulturore “Dhjetë ditë Republikë e Krushevës”.

1967. –Franca e lëshoi në det nëndetësen e parë bërthamore.

1974. – Fotografitë e para nga Merkuri i incizoi sateliti artificial amerikan “Mariner 10”.

1989. – Këshilli i mbrëmjeve strugane të poezisë e shpalli poeti australian Tomas Shapkot fitues së “Kurorës së Artë” në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 1989.

2004. – NATO-ja zyrtarisht u zgjerua me shtatë vende të reja nga Evropa Lindore dhe Juglindore, nga 19 të atëhershmet, në 26. Anëtare të reja u bënë Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia.

2004. – Irlanda u bë vendi i parë në Evropë e cila e ndaloi pirjen e duhanit nëpër kafene, restorante, hotele dhe në vende pune.

2008. – Të paktën 65 minatorë humbën jetën nga shirat e rrëmbyeshëm në minierën për gur të çmueshëm në Tanzani.

 

Back to top button
Close
Close