Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1305. - Në Londër ekzekutohet Uilijam Uolas, udhëheqësi i Skocisë në luftën kundër anglezëve.

23 gusht 2020 (MIA)

1305. – Në Londër ekzekutohet Uilijam Uolas, udhëheqësi i Skocisë në luftën kundër anglezëve.

1785. – Lindi Oliver Hozard Perri, oficier i marinës amerikane. Ai u bë hero kombëtar, kur mundi skuadronin e marinës britanike në ‘betejën e liqenit Erie’ gjatë luftës së vitit 1812.

1813. – Gjatë luftërave të Napoleonit, një forcë prusiane bëri të tërhiqen mbrapsht trupat franceze. Kjo ndodhi në betejën e Grosberenit.

1821. – Me anë të traktatit “Aquala”, Meksika shpalli pavarësinë nga Spanja.

1864. – Lindi Eleutherios Venizelos, diplomat dhe politikan grek. Ai qëndroi pesë herë kryeministër në periudhën 1910-1933.

1912. – Lindi Xhin Kelli, aktor, koreograf dhe kërcimtar i famshëm amerikan. Ai interpretoi në filma të tillë si “Spirancat lart”, “Në qytet” dhe “Duke kërcyer në shi”.

1914. – Japonia i shpall luftë Gjermanisë, ndërsa forcat britanike detyrohen të tërhiqen në betejën e Monsit.

1921. – Faisat I u vendos si mbret i Irakut.

1926. Vdiq aktori amerikan me prejardhje italiane Rudolf Valentino, yll i njohur kinematografik në fillimet e shekullit të 20-të.

1939. – Hitleri dhe Stalini nënshkruajnë një pakt mos-sulmimi, duke i lënë rrugë të hapur Gjermanisë për të sulmuar Poloninë.

1942. – Filloi beteja e Stalingradit. Megjithëse gjermanët e bombarduan qytetin duke e kthyer në gërmadhë, forcat ruse i detyruan ato, në fillim të tërhiqen e më pas të dorëzohen.

1961. – Nga Kejp Kanaveral i Floridës lëshohet anija kozmike “Renxher 1”, anija e parë kjo e një serie provash kozmike drejt Hënës.

1982. – Udhëheqësi i milicisë kristiane Bashir Zhamajel zgjidhet president i Libanit.

1990. – Armenia shpalli pavarësinë nga Moska.

1990. – Gjermania Lindore dhe Perëndimore për më 3 tetor të vitit të njëjtë paralajmëruan bashkim të vendit.

1997. – Policia e Zambias goditi dhe plagosi ish- presidentin Keneth Kaunda, kjo gjatë mitingut të opozitës në Kawve.

1999. – Kancelari gjerman Gerhard Shreder filloi punën e tij në Berlin. Kjo ishte hera e parë, mbas Luftës së Dytë Botërore, që Gjermania filloi të qeverisej nga kryeqyteti i saj tradicional.

2007. – Ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 63 vjeçare Faruk Begolli, aktor i madh i Kosovës. Ka qenë amaneti i të ndjerit që në varrim të marrin pjesë vetëm rrethi shumë i ngushtë familjar si dhe disa miq e ish-kolegë, thuhej në një njoftim nga familja Begolli. Faruk Begolli lindi më 14 shkurt 1944 në Pejë. Ai mbaroi Akademinë për Film dhe Teatër në Beograd me 1966. Një kohë ka jetuar dhe punuar në Beograd, kurse disa vjet më vonë e themeloi dhe udhëhoqi Tetarin ‘Dodona’ të Prishtinës, ku shquhet veçanërisht me shfaqjen “Jam talent se jo mahi”. Begolli luajti edhe në disa filma artistik, si në filmin “Kur pranvera vonohet”, “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” , “Të ngujuarit”, “Era e Lisi”, etj. Faruk Begolli ishte edhe pedagog në Akademinë e Arteve të Prishtinës.

2018. – Në moshën 75 vjeçare vdes Ekrem Husein, doajen i baletit në Maqedoni. Do të kujtohez për role të shumta në shfaqjet e baletit në karrierën e tij 50 vjeçare. Në vitin 2008 e fiton çmimin “Menada” në “Tanc Fest” – Shkup për arritje të larta në vallëzim.

Back to top button
Close
Close