
17 gusht 2020 (MIA)
1585. – Gjatë Luftës së Holandës, forcat spanjolle, nën udhëheqjen e Dukës së Parmës, morën qytetin e Antwerpit, pas 14 muajsh rrethimi.
1593. – Sulltani turk Murati i Dytë i shpalli luftë Austrisë e cila zgjati 14 vite.
1743. – Firmoset “Paqja e Abos”, duke i dhënë fund luftës Ruso-Suedeze të periudhës 1741-1743.
1850. – Danimarka i dorëzon Britanisë të gjitha të drejtat e saj mbi pronat dhe fortesat e Bregut të Artë të Afrikës.
1887. – Lindi Karli I, perandori i fundit i Austrisë në vitet 1916-1918 dhe mbreti i Hungarisë në vitet 1916-1919.
1906. – Lindi Marcello (Jose) Caetano, diktator portugez. Ai qëndroi Kryeministër nga viti 1968 deri në momentin kur u rrëzua nga një grusht shteti i Antonio Spinoles në Prill të vitit 1974.
1943. – Lindi aktori i famshëm amerikan Robert De Niro, i cili fitoi çmimin “Oscar” në interpretimet e shkëlqyera të tij në filmat “Kumbaro II” dhe “Demi i tërbuar”.
1948. – Nënë Tereza veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos. Kështu ajo hyri me dhembshuri në botën e të varfërve dhe veprimtaria bamirese e saj ka lënë gjurmë të thaella në botë.
1952. – Lindi Nelson Pike, kampion brazilian i garave me makina të ”Formula 1″.
1960. – Gaboni arrin pavarësinë nga Franca.
1976. – Një termet i fortë tronditi ishullin Mindarao të Filipineve, duke shkaktuar rreth 8.000 viktima.
1983. – Vdiq në moshën 86-vjeçare, në Beverli Hills, Ira Gershuin, muzikanti i famshëm amerikan dhe vëllai i madh i të famshmit Xhorxh Gershuin.
1987. – Rudolf Hes, pjesëtar i kabinetit të Adolf Hitlerit, gjendet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Spandau-t. Ai vari veten me një kabëll elektrik.
1990. – Vdiq këngetarja amerikane, Pirl Beili. Ajo argëtoi dy breza me interpretimet e saj në skenë dhe disqe.
1995. – Del raporti i parë, sipas së cilës Alison Hargrejvs, femra e parë që ngjiti malin Everest pa oksigjen, ishte vrarë në majën K-2 katër ditë më parë.
1996. – Ruth Perri, zgjidhet nga një mbledhje e kryetarëve të shteteve të Afrikës Perëndimore, kryetare e Këshillit Drejtues të Liberisë. Në këtë mënyrë ajo u bë femra e parë afrikane në krye të një shteti.
1999. – Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.4 Righter, godet qytetin e Izmirit, 90 km në juglindje të Stambollit, duke shkaktuar vdekjen e së paku 17 118 personave.
2000. – Dështojnë përpjekjet për të shpëtuar 118 marinarë të bllokuar në nëndetësen ruse “Kursk” në fund të detit Barenc, për shkak të erërave të forta dhe pamjes mjaft të dobët.
2000. – Lirohen nga burgjet e Indonezisë 18.000 të burgosur, mes tyre edhe një francez, me rastin e 55-vjetorit të Pavarësisë së këtij vendi.
2001. – Zbulohet në Alpe, në afërsi të kufirit mes Italisë dhe Francës, trupi i mimifikuar i një alpinisti japonez që kishte humbur 29 vjet më parë.
2002. – Rusia dhe Iraku planifikojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ekonomik me vlerë prej 40 miliardë dollarësh.
2015. – Në moshën 78 vjeçare në Zagreb ndërroi jetë këngëtari legjendar kroat Arsen Dediq.