Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

13 gusht 2020 (MIA)

1521. – Hernando Kortes, pushtues spanjoll, mbas tre muajsh rrethim, pushton dhe shkatërron Temoktikan (sot Meksiko Siti).

1624. – Luigji XIII emëron Kardinalin Rishelië shef të ministrave të Francës.

1788. – Prusia i bashkohet aleancës Anglo-Hollandeze, duke formuar Aleancen Treshe, me qëllim parandalimin e përhapjes së Luftës Ruso-Suedeze të vitit 1788-1790.

1792. – Revolucionaret francezë burgosin familjen mbreterore të Frances.

1814. – Hollandezët i lëshojnë Britanisë, Kepin e Shpresës së Mirë.

1818. – Lindi Lisi Ston, feminist amerikan. Ai ishte themelues i Shoqatës Amerikane të Mbrojtjes së Grave.

1826. – Vdiq Rene’ Lenek, mjek i famshëm francez.

1868. – Një seri tërmetesh filluan të trondisin Perunë dhe Ekuadorin. Pasojat e këtyre tërmeteve ishin rreth 25 000 viktima.

1888. – Lindi Xhon Logi Berd, inxhinier skocez dhe pionieri i televizionit.

1899 – Lindi në Angli, Alfred Xhozef Hiçkok, regjisor i famshëm Hollivudian i filmave si “39 hapa”, “Psiko” dhe “Zogjte”.

1902. – Lindi Feliks Vankel, projektues gjerman i motorrave. Ai u bë i famshëm për motorrin me piston rotativ, motor që mori edhe emrin e tij.

1912. – Vdiq Zhyl Maçane, kompozitor francez I operave të tilla si “Vertur” dhe “Maron”.

1914. – Franca i shpall luftë Austro-Hungarisë.

1923.- Mustafa Kemal Pasha, i quajtur Ataturk (babai i Turqisë) u bë presidenti i parë i Republikës Turke. Ai mori pjesë në lëvizjen e xhonturqve. Si president i Republikës turke zbatoi reforma progresive. Ka lindur në Selanik në vitin 1881 dhe vdiq në vitin 1938.

1960. – Republika e Afrikës Qendrore fiton pavarësinë nga Franca.

1964. – Varjet e fundit në litar në Britani u kryen ndaj dy vrasësve, në Mançester dhe Liverpul.

1993. – Mbi 120 gjetën vdekjen gjatë shembjes së një hoteli në Tajlandë.

1999. – Vdiq në moshën 72-vjeçare, Injac Bubis, kryetar i Komunitetit çifut gjerman dhe president i Kongresit Europian te Çifutëve.

2001. – Në Shkup u nënshkrua Marrëveshja kornizë e Ohrit, dokument politik për zgjidhjen e krizës në Republikën e Maqedonisë. Dokumentin e nënshkruan presidenti i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe katër liderët politik – të VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski, i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe i PPD-së, Imer Imeri. Gjatë nënshkrimit të dokumentit morën pjesë edhe përfaqësues të lartë ndërkombëtar.

2003. – Libia u dakordua që të paguajë 2.7 milionë dollarë familjeve të 270 njerëzve të vdekur në shpërthim të bombës në aeroplanin e kompanisë “Pan Ameriken” mbi Lokerbi në Skoci, në vitin 1988.

Back to top button
Close
Close