Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1675. - Në Grinuiç, në jug të Londrës, me urdhër të mbretit Carls II, hidhet themeli prej guri i observatorit Mbretëror, i cili do të shërbente për të përmirësuar njohuritë për pozicionet e yjeve dhe si rrjedhojë për të ndihmuar lundrimin. Xhon Flastid, u bë astronomi i parë i mbretërisë.

10 gusht 2020 (MIA)

1675. – Në Grinuiç, në jug të Londrës, me urdhër të mbretit Carls II, hidhet themeli prej guri i observatorit Mbretëror, i cili do të shërbente për të përmirësuar njohuritë për pozicionet e yjeve dhe si rrjedhojë për të ndihmuar lundrimin. Xhon Flastid, u bë astronomi i parë i mbretërisë.

1792. – Mbreti Luigji i Gjashtëmbëdhjetë u rrethua nga turmat gjatë Revolucionit Francez. Ai u ekzekutua në janar, pasi që u gjykua për tradhti.

1809. – Ekuadori e nisi luftën për pavarësi nga Spanja.

1821. – Shteti Misuri hyn në përbërjen e Unionit si shteti i 24 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1874. – Lindi Herbert Huver, politikan dhe president i 31-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1929-’33.

1885. – Në Baltimore të shtetit Meriland hyn në veprim në një linjë të vetme, tramvai i parë elektrik në botë.

1894. – Lindi politikani indian, Varahagiri Venkata Giri. Ai u bë iniciatori i lëvizjes laburiste në Indi dhe më vonë President i Indisë nga viti 1969-’74.

1904. – Gjatë Luftës Ruso-Japoneze, flota ruse pësoi humbje të mëdha. Flota japoneze e bllokoi, ndërsa ajo përpiqej të largohej nga porti Artur. Kjo ndodhi në betejën e Detit të Verdhë.

1911. – Fan Noli u nis për në Evropë, ku për katër muaj kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjev, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.

1920. – Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, firmoset traktati i Sevres midis Turqisë dhe fuqive aleate. Ky traktat i hoqi Turqisë shumë toka të sunduara më parë nga Perandoria Otomane.

1966. – Anija kozmike “Orbiter 1” lëshohet nga Kejp Kenedi. Ajo bëhet e para që transmetoi fotografi të Hënës ku tregoheshin vende të mundshme për t’u ulur. Kjo anije u përplas në skajin e largët të hënës, në 29 tetor të po këtij viti.

1994. – Nga Bangladeshi arrin në Suedi autorja feministe, Talima Nesrin. Ajo përjetoi në vendin e saj, kërcënimet me vdekje nga ekstremistët islamikë, sepse gjatë aktivitetit të saj kishte fyer fenë islame.

1995. – Ish-shokët e ushtrisë Timoti, Mekvi dhe Temi Nikols, dënohen për bombardimin e Oklahoma Sitit më 19 prill. Ky bombardim shkaktoi vdekjen e 168 personave.

1998. – Brunei shpalli djalin e madh të sulltanit Hasan Balkiah, princin Al-Muhtadi Billah, si trashëgimtar të fronit.

1999. – Guerrilasit islamikë deklaruan provincën Rusias Dageston, si shtet të pavarur dhe kërkuan një luftë të shenjtë për çlirimin e saj.

2000. – Rusia dhe Gjeorgjia bien dakord për tërheqjen e trupave ruse nga Republika e Kaukazit dhe të mbyllin të parën nga të tria bazat ushtarake të kësaj Republike në mes të vitit 2001.

2001. – Arrestohet në Bosnjë serbo-boshnjaku Vidoshav Blagojeviç. Ai u transferua në Hagë, ndërsa u akuzua për gjenocid, për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

2002. – Një nga disidentët kryesorë komunistë vietnamezë, gjenerali Tran Do, vdiq në moshën 78 vjeç në spitalin Huu Nghi të Hanoit. Tran Do ishte një nga funksionarët e Departamentit të ideologjisë dhe të kulturës së Partisë Komuniste, përpara se të përjashtohej në Janar të vitit 1999 për arsye se kishte bërë thirrje për më shumë demokraci.

2002. – Zvicra u bë anëtarja e 190 e Kombeve të Bashkuara.

2003. – Shefja e diplomacisë suedeze Ana Lind, u qëllua me thikë në shtëpinë e mallrave në Stokholm nga ana e një suedezi me origjinë serbe. Ditën në vijim ajo ndërroi jetë.

2003. – Kineasti francez Jacques Deray (74 vjeç), vdiq në shtëpinë e tij në Boulogne-Billancourt pranë Parisit, pas një sëmundjeje të gjatë. Specialist i filmave policorë, ai kishte drejtuar aktorët Alain Delon, Jean-Paul Belmondo dhe Lino Ventura.

2007. – Të paktën 37 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 150 janë lënduar në shpërthimin e një kamioni me eksploziv në veri të Meksikës.

2007. – Në shtëpinë e saj në Palm Springs, Kaliforni në SHBA, vdiq Xhejn Uajman “veteranja e fundit e Holivudit”, njëra prej aktoreve më të famshme dhe më komerciale në vitet e 40-ta dhe të 50-ta të shekullit të 20-të, fituese e “Oskarit”. E lindur në vitin 1914.

Back to top button
Close
Close