Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

9 gusht 2020 (MIA)

9 gusht 2020 (MIA)

1653.  – Gjatë Luftës së Parë midis Anglisë dhe Holandës, nënadmirali holandez Maarten Harpetzoon vritet në betejën e Terhujdës. Në vitin 1639 ai pati arritur një fitore të famshme mbi flotën superiore spanjolle në betejën e Downs.

1805. – Lindi William Barret Travis, avokat dhe oficer revolucionar nga Teksasi. Ai komandoi forcat nga Teksasi në betejën e Alamos, ku dhe vdiq më 9 Mars 1836.

1830. – Lui-Filip pranon formalisht kurorën e Francës, duke pasuar kështu mbretin Sharl X, i cili abdikoi nga froni më 2 gusht të këtij viti.

1902. – Lindi Solomon Katner, pianist i muzikës klasike. Një instrumentist virtuoz, ai interpretoi koncertin e parë të  Çaikovskit në moshën 10-të vjeçare. Karriera e tij u ndërpre në vitin 1965.

1918. – Lindi Robert Olldrixh, regjisor amerikan filmi. Ndër filmat e tij më të famshëm janë “Gjithçka i ndodhi Bejbi Xhenit” dhe “Djemtë e karrikeve”.

1919. – Vdiq Ruxhero Leonkavalo, libretist dhe kompozitor i njohur italian. Ai u bë i famshëm me një opera të vetme, të titulluar “Paliaci”, ndërsa nuk arriti kurrë të përsëriste këtë sukses me veprat e tjera të tij.

1965. – Mbas shkëputjes nga Malajzia, Singapori bëhet Republikë e pavarur brenda Komonuelthit

1969. – Aktorja Sheron Tejt, gruaja e regjisorit Roman Polanski, gjendet e vrarë brutalisht së bashku me katër persona të tjerë në shtëpinë e tyre ne Beverli Hills të Kalifornisë.

1975. – Vdiq kompozitori i famshëm rus, Dimitri Shostakoviç. Ai kompozoi 15 simfoni, opera dhe muzikë për balete, filma dhe teatro.

1990 – Aeroplani i parë kinez, 40 metra i gjatë, kryen fluturimin inaugurues mbi provincën qëndrore të Hubeit.

1995. – Vdiq nga një atak në zemër, Xherri Garsia, lider i një grupi rok dhe njëkohësisht simbol i revolucionit kundër kulturor të viteve ’60.

1998. – Në Kashmir, vritet në një përleshje me armë separatisti Ali Mohamad Dar, i vetëquajtur komandant suprem i lëvizjes Hizb-ul-Mujahideen.

1999. – Një gjykatë e Jemenit dënoi 10 islamiste, përfshi tetë britanikë, për formimin e një bande të armatosur për të kryer “akte terroriste” në shtetin arab dhe dënoi tetë prej tyre me tre deri në shtatë vjet burg.

2002. – Luftimet mes guerilëve dhe paraushtarakëve shkaktuan 50 të vdekur në Santa Rosa, në veri të Kolumbisë.

2003. – Filmi vizatimor, “Destino” i artistit surrealist Salvador Dali, që zgjat vetëm shtatë minuta, por që i është dashur kompanisë së filmave Walt Disney 57 vite për ta realizuar, fitoi çmimin e parë në festivalin e filmit në Australi.

###

Back to top button
Close
Close