Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

4 gusht 2020 (MIA)

4 gusht 2020 (MIA)

1704. – Gjatë luftës së shkëputjes së Spanjës, një forcë e bashkuar anglo-holandeze sulmoi dhe mori qytetin spanjoll të Gjibraltarit.

1789. – Gjatë Revolucionit Francez, Asambleja Kushtetuese abrogoi të gjitha të drejtat dhe privilegjet e feudalëve.

1875. – Vdiq Hans Kristian Andersen, shkrimtar danez i përrallave për fëmijë, përfshirë këtu veprën e famshme “Ga-Ga-Gaja e shëmtuar”.

1884. – Lindi Bela Balazh, teoriticient letrar dhe filmik hungarez. Vdiq në Budapest, më 17 maj të vitit 1949.

1931. – Mbreti Zog dekoroi me urdhrin “Kumandar i Urdhnit të Skëndërbeut” profesorin Erikson, për kontributin e tij në çështjen shqiptare, një tjetër mirënjohje kjo e shqiptarëve për miqtë e ditëve të vështira.

1936. – Janis Metaksas ngriti në Greqi regjimin diktatorial të 4 gushtit.1940 – Italia sulmon Somalinë dhe pushton disa qytete në Sudan dhe Kenia.

1940. – Filloi internimi i burrave çam. Pas shpërnguljes së popullsisë çame, grekët për të evituar protestat ndoqën rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje.

1944. – Mbas dy ditësh fshehje në një dhomë në Amsterdam, Ana Frank, së bashku me motrën, prindërit dhe katër çifutë të tjerë zbulohen nga Gestapo. Ditari i mbajtur prej saj u gjet mbas lufte dhe u botua në mbi 30 gjuhë të ndryshme. Më vonë ai u kthye dhe në një skenar filmi.

1961. – Vdiq Ser Sidni Holland, politikan dhe kryeministër i Zelandës së Re nga viti 1949 deri në vitin 1957.

1983. – Betino Kraksi betohet si kryeministri i parë socialist në Itali.

1992. – Miliona zezakë përfunduan një grevë të përgjithshme dy ditore kundër sundimit të të bardhëve në Afrikën e Jugut. Gjatë kësaj greve mbi 30 njerëz gjetën vdekjen.

1993. – Republika islamike e Iranit e njohu Republikën e Maqedonisë.

1993. – Japonia, për herë të parë kërkon formalisht të falur ndaj femrave japoneze të detyruara t’i shërbenin ushtarëve japonezë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, si skllave seksi.

1995. – Kroacia lëshoi një ofensivë për të ripushtuar Krojunën, të mbajtur nga minoriteti serb për 4 vjet.

1998. – Në Kanada, pakica indiane nesger filloi tratativat për të rimarrë tokat e marra nga evropianët rreth 2 shekuj më parë.

1999. – NATO emëron Ministrin e Mbrojtjes të Britanisë, Xhorxh Robertson, si Sekretarin e ri të Përgjithshëm të saj. Ai zuri vendin e Havier Solanës.

1999. – Vdiq idhulli hollivudian Viktor Meçar. Ai u bë i famshëm për rolet e tij në filmat; “Samsoni dhe Dalila” dhe “Robi”. Interpretoi gjithashtu në filmin “Klementina ime e dashur” dhe në filmin e vitit 1947 “Puthje e vdekjes”.

1999. – Në vendin Bunarxhik, afër aeroportit ndërkombëtar Petrovec, në Shkup, në prani të kryeministrave të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Kinës – Tajvan, Lupço Georgievski dhe Vinsent Sju, është vendosur gur-themeli i zonës së parë të lirë industriale në Republikën e Maqedonisë.

2003. – Dyzet e tre  vetë humbën jetën në Indinë perëndimore nga shpërthimi i një bombole gazi që shkaktoi rrëzimin e tre ndërtesave.

Back to top button
Close
Close