Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1789. - Kështjella e Bastijes në Paris, një burg i zymtë dhe simbol i monarkisë, rrethohet nga populli, duke shënuar dhe fillimin e Revolucionit francez.

14 korrik 2020 (MIA)

1789. – Kështjella e Bastijes në Paris, një burg i zymtë dhe simbol i monarkisë, rrethohet nga populli, duke shënuar dhe fillimin e Revolucionit francez.

1867. – Prodhuesi i eksplozivit, Alfred Nobel, bëri demonstrimin e parë të shpikjes së tij, dinamitit.

1904. – Lindi në Poloni Isak Bashenis Singor, një nga shkrimtarët më të mëdhenj çifutë. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1978.

1913. – Lind Xherald Ford, politikan amerikan dhe president nga viti 1974. Ai mori postin e presidentit mbas skandalit te Uotergejtit dhe dorëheqjes së Riçard Niksonit. Më vonë dështoi në rizgjedhjen në këtë post dhe u pasua nga Xhimi Karter në vitin 1977.

1918. – Lindi në Upsala të Suedisë, Ingmar Bergman, regjisor suedez i filmit dhe i teatrit. Ai u bë i famshëm për filmat e tij “Përshpërima dhe qarje” dhe “Vula e shtatë”.

1933. – Partia Naziste, nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit, nxjerr jashtë ligjit të gjithë partitë opozitare në Gjermani.

1965. – Sateliti amerikan “Mariner 4”, i lëshuar në vitin 1964, bëhet sateliti i parë që dërgon fotografi nga Marsi dhe që transmetoi për më shumë së tetë orë rresht.

1978. – Disidenti rus, Anatoli Shoranski, anëtar i grupit themelues të Helsinkit dhe monitorues i vëzhgimit të të drejtave njerëzore në Bashkimin Sovjetik, dënohet me 13 vjet burg.

1984. – Në Zelandën e Re, Devid Lange dhe partia e tij majtiste e punës, fituan zgjedhjet elektorale, duke mundur Partinë Nacionaliste në pushtet, të udhehequr nga sir Robert Muldum.

1999. – Argjentina dhe ishujt Folkland i japin fund bllokadës 17 vjeçare mes tyre, me anë të rivendosjes së linjës ajrore. Kjo linjë ishte hequr pas luftës për ishujt Folkland.

2000. – Jan Karski, ndërlidhësi legjendar polak në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, i cili në vitin 1941 ishte personi i parë që informoi Aleatët për Holokaustin, vdiq në moshën 86 vjeç, nga një sëmundje kardiovaskulare, në Uashington.

2002. – Fotografi i mirënjohur Jusuf Karshen, i cili do të kujtohet gjatë në historinë e fotografisë për portretin e ish-kryeministrit britanik Uinston Çërçill, realizuar në vitin 1941, vdiq në Boston në moshën 93 vjeç.

2002. – Anissa Temsamani, lindur në Tanger (në Marok), 36 vjeçe, bën betimin përpara mbretit Albert II të Belgjikës, si sekretare Shteti, duke u bërë kështu gruaja e parë nga një vend mysliman, që integrohet në një qeveri europiane.

2008. – Në Paris, në ditën e dytë të takimit themelues të Unionit të vendeve mesdhetare është miratuar Deklarata themeluese e Unionit mesdhetar, në prezencën e përfaqësuesve të 43 vendeve. Përveç të gjitha anëtareve të Bashkimit Evropian, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shteteve tjera mesdhetare.

2008. – Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ngriti aktakuzë kundër presidentit të Sudanit, Omar Hasan al Bazir, gjoja për shkak të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Darfur.

Back to top button
Close
Close