Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

6 korrik 2020 (MIA)

6 korrik 2020 (MIA)

1189. – Vdiq mbreti i Anglisë, Henri II-të, i mundur nga Rikardi I-rë.

1535 – Në Tauer Grin është vrarë Tomas Mor, humanist anglez dhe burrështetas, shkrimtar i veprave sociologjike, historike dhe teologjike dhe krijues i socializmit utopist.

1553. – Vdiq mbreti i Anglisë, Eduardi VI-të.

1747. – Lindi Xhon Paul Xhons, hero i luftës për pavarësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1796. – Lindi Nikolas I-rë, Car i Rusisë. Mbretërimi i tij si perandor mori fund me disfatën e Rusisë në luftën e Krimesë.

1832. – Lindi Maximilliani, arkidukë i Austrisë dhe perandor i Meksikës. U ekzekutua nga meksikanët në 1867-të.

1885. – Kimisti francez Luj Paster, trajtoi me sukses një pacient me vaksinën e tij antibakteriale.

1909. – Lindi Andrei Gromyko, ministër i jashtëm i BRSS-së në epokën e Luftës së Ftohtë.

1919. – Aeroplanmbajtësja britanike R-34 përshkon Atlantikun dhe mbërrin në Nju Jork.

1925. – Lindi Bill Halej, muzikant i rrymës rock’n’roll dhe lider grupi. Ai është i njohur për këngën e tij “Rock Around the Clock”, e cila solli një ‘boom’ shitjesh, 25 milionë disqe në të gjithë botën.

1935. – Lindi Dalai Lama, “Mbreti i Mirë” shpirtëror i Tibetit. Në vitin 1989 ai fitoi Çmimin Nobël për fushatën paqësore të pavarësisë së vendlindjes së tij nga Kina.

1937. – Lindi Vladimir Ashkenazy, artist i famshëm rus, pianist dhe drejtues koncerti.

1942. – Ana Franku, e njohur për ditarin e saj, filloi së bashku me familjen shtegtimin si refugjate në Amsterdam.

1946. – Lindi aktori amerikan Silvester Stallone.

1962. – Vdiq Uilliam Faulkner, fitues i Çmimit Nobel.

1971. – Vdiq Luj Armstrong, muzikant i xhazit. Grupet e tij “Hot Five” dhe “Hot Seven” në vitet 1925 -1927 patën një impakt të fuqishëm në këtë lloj rryme muzikore.

1975. – Parlamenti i ishujve Komoros shpalli pavarësinë nga regjimi francez.

1988. – 167 persona humbën jetën në një nga aksidentet më të mëdha botërore, kur platforma e naftës Piper Alfa shpërtheu në sektorin britanik në Detin e Veriut.

1990. – Presidenti i Bullgarisë, Petar Mladenov, dha dorëheqjen pas thirrjes së trupave të armatosura për të thyer një protestë antiqeveritare.

1994. – Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, vizitoi për herë të parë si një lider shteti amerikan, republikat sovjetike balltike.

1995. – Një gjykatë e Milanos (Itali) akuzoi emrat e spikatur të modës italiane si; Giogio Armani dhe Gianfranco Ferre për përfshirje në korrupsion.

1997. – Në Kamboxhia, zëvendëskryeministri Hun Sen, rrëzoi kryeministrin Norodom Ranaridh, duke pretenduar kështu kontrollin e vendit.

1998. – Zbulohen nga observatori Haute Provence në jug të Francës dy planete të tjera jashtë sistemit tonë diellor, përkatësisht 60 dhe 15 vjet dritë larg nga ai.

2001. – Uragani “Utor”, një nga më vdekjeprurësit e këtyre viteve të fundit, shkaktoi gjithsej 78 të vdekur, rreth 50 të zhdukur dhe 130 të plagosur në Azinë Juglindore.

2003. – Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, fillon një turne në pesë vende afrikane, ku paraqet projektet amerikane për të luftuar kundër SIDA-s dhe për të përshpejtuar zhvillimin e këtyre vendeve.

2004. – Vdiq burrështetasi austriak Tomas Klestil, president i Austrisë nga viti 1992.

2005. – Vdiq shkrimtari francez Klod Simon, fitues i Çmimit Nobel. Veprat: “Bari”, “Rruga flandre”, “Pallati”, “Historia” dhe “Era”.

2009. – Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Barak Obama dhe Dmitrij Medvedev, në Moskë e nënshkruan dokumentin të titulluar “Memorandum i përbashkët për mirëkuptim për zvogëlimin strategjik të armatimit”. Dokumenti parashikon zvogëlim të dyanshëm për 1.500 deri 1.675 koka bërthamore në periudhë prej shtatë vjet.

###

Back to top button
Close
Close