Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1776. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratojnë Deklaratën e Pavarësinë, një dekadë pas konfliktit ekonomik me Britaninë e Madhe

4 korrik  2020 (MIA)

1631. – Në Paris filloi me punë agjencia e parë në botë për punësim.

1776. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratojnë Deklaratën e Pavarësinë, një dekadë pas konfliktit ekonomik me Britaninë e Madhe

1826. – Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Adams, ai i treti, Thomas Xheferson dhe i pesti, Xhejms Monroe, vdiqën përkatësisht në këtë ditë, në përvjetorin e 50-të të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë.

1831. – Vdiq burrështetasi amerikan, Xhejms Monro, president i SHBA-së prej vitit 1817 e deri në vitin 1825, njëri ndër politikanët më aktivë në historinë amerikane.

1848. – U botua “Manifesti komunist” i Karl Marksit dhe Fridrih Engelsit.

1884. – Në shenjë përkujtimi për lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Ditën e pavarësisë – 4 korriku, Franca ua dhuroi SHBA-së statujën “Liria e ndriçon botën”, e njohur si Statua e lirisë. Statua është vepër e Gustaf Ajfelit dhe është e lartë 93 metra.

1894.  – Havai zyrtarisht shpallet republikë.

1946. – Pas 47 vitesh nën pushtetin e SHBA-së, u themelua Republika e pavarur e Filipineve.

1976. – Komando izraelite lirojnë më tepër se 100 pengje që po mbaheshin në aeroportin “Entebbe” në Ugandë, pas rrëmbimit në fluturim të një aeroplani nga terroristët arabë.

1994. – Presidenti francez, Fransoa Midetarn, si burrështetasi i parë i huaj mbajti fjalim në parlamentin e Afrikës së Jugut, të formuar pas heqjes së regjimit të Apartheidit.

1995. – Kryeministri britanik, John Major, merr udhëheqjen e Partisë Konservatore, pasi fitoi shumicën e votave të deputetëve, me qëllim të përfundimit të tentimeve për destabilizimin e lidershipit të majorit në parti.

1996. – Republika e Maqedonisë dhe Kanada vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash.

1997. – Sonda hapësinore amerikane pa ekuipazh “Pathfinder” ulet suksesshëm në planetin Mars.

2006.  – Në SHBA anija kozmike “Discovery” lansohet në një mision nga Stacioni Ndërkombëtar të Hapësirës.

2008. – Vdiq senatori i mëparshëm republikan amerikan dhe politikan prijës konservator Xhes Helms.

Back to top button
Close
Close