Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1566. - Vdiq Nostradamos (Mishel de Notre- Dam) fizikant dhe astrolog francez.

2 korrik 2020 (MIA)

1566. – Vdiq Nostradamos (Mishel de Notre- Dam) fizikant dhe astrolog francez.

1714. – Lindi Kristof Vilibald Glyk, kompozitor gjerman. Ndër operat e tij më të famshme përmenden “Orfeu dhe Buridi” dhe “Abseste”.

1819. – Në Mbretërinë e Bashkuar me ligj është ndaluar që fëmijët nën moshën nëntë vjet të punojnë në industrinë e tekstilit, ndërsa për fëmijët më të vegjël se 16 vjet është përkufizuar në 12 orë në ditë.

1853. – Ushtria ruse kalon lumin Pruth, duke sulmuar kështu Turqinë dhe duke filluar Luftën e Krimesë.

1881. – Në Uashington është kryer atentat mbi presidentin e SHBA-së, Xhems Garfild, i cili nga plagët e marra vdiq më 19 shtator të vitit 1881.

1932. – Vdiq mbreti Manuel II-të i Portugalisë. Gjatë mbretërimit të tij ai i dha fund diktaturës së Zhao Frankos dhe rivendosi monarkinë konstitucionale.

1961. – Ernest Heminguej, shkrimtar i madh amerikan, vrau veten. Ndër veprat e tij më të njohura përmenden “Lamtumirë armë” dhe “Për kë bien këmbanat”.

1964. – Presidenti i SHBA-së Lindon Xhonson e nlnshkroi “Aktin për të drejtat qytetare”, me të cilin është ndaluar diskriminimi racor. 

1976. – Pas Luftës në Vietnam, Vietnami i Jugut dhe ai i Veriut bashkohen në një shtet të vetëm me kryeqytet Hanoin. Ato kishin qenë të ndarë prej vitit 1954.

1985. – Andrei Gromiko bëhet president i Bashkimit Sovjetik, ndërsa Eduard Shevarnaxe e zëvendëson atë me postin e ministrit të jashtëm.

1990. – Dita e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese në Kosovë.

1990. – Mbi 1000 pelegrinë myslimanë vdesin në një tunel të qytetit të Mekës, gjatë pelegrinazhit të përvitshëm të haxhinjve.

1997. – Vdiq Xhejms Stjuart, ylli amerikan i filmit. Ai fitoi një çmim Oskar për rolin e tij në filmin “Historia e Filadelfias” dhe një “Akademi Award” speciale për karrierën e tij 50 vjeçare.

1998. – Vdiq në moshën 42 vjeçare pakistanezi Mohamed Alam Cana, njeriu më i gjatë në botë, 2 m e 32 cm.

1998. – Rusia vendos të tërheqë stacionin kozmik Mir në mesin e vitit 1999, 6 muaj më përpara seç ishte parashikuar.

1999. – Vdiq në moshën 78 vjeçare Mario Puzo, autor amerikan i bestsellerit “Kumbara”. Mbi bazën e këtij libri regjisori Frensis Korel Kopola realizoi trilogjinë e tij mbi Matian.

2002. – Në Prishtinë, u vendos shtatorja e Nënë Terezes, krah asaj të heroit kombëtar, Gjergji Kastriotit Skëndërbeut.

2003. – Shkencëtarët japonezë shpikin një ekran me dy pamje (ELED), një teknologji që u hap rrugë pajisjeve të reja, të cilat u mundësojnë fotografëve dhe modeleve të tyre të shikojnë të njëjtin imazh.

2004. – Në Los Anxhelos vdiq Marlon Brando aktor amerikan i njohur . Filmat: “Tramvai i quajtur dëshirë”, “Jul Cezari”, “Tangoja e fundit në Paris”, “Kumbara”. Lindi në vitin 1924.

2005. – Koncerte humanitare me emrin e përbashkët “Lajv ejt” (“Live 8”), në organizim të muzikantit irlandez Bob Geldof, janë mbajtur në të gjitha vendet anëtare të G-8 SHBA, Britani e Madhe, Francë, Itali, Gjermani, Kanada, Japoni dhe Rusi, me qëllim që t’u ndihmohet vendeve më të varfra.

Back to top button
Close
Close