Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1476. - Lindi Xhan-Piero Karafa, Papa Pal IV (1555-59). Karakteristikë e pontifikatit të tij ishte opozita e tij e pazbutur ndaj Spanjës, e cila çoi në luftën e tij me Filipin e II.

28 qershor 2020 (MIA)

1476. – Lindi Xhan-Piero Karafa, Papa Pal IV (1555-59). Karakteristikë e pontifikatit të tij ishte opozita e tij e pazbutur ndaj Spanjës, e cila çoi në luftën e tij me Filipin e II.

1519. – Karli I i Spanjës bëhet perandor i shenjtë romak dhe sundoi deri në vitin 1556 si Karli V.

1577. – Në Zigen lindi Petar Paul Rubens, piktor flaman, njëri ndër mjeshtërit më të mëdhenj të stilit baroken.

1712. – Lindi në Gjenevë Zhan-Zhak Ruso’, filozofi i famshëm francez, i cili me veprat e tij ndikoi shumë në revolucionin francez.

1867. – Lindi dramaturgu italian dhe fituesi i çmimit  ‘Nobel’, Luixhi Pirandello. Nga veprat e tij më të rëndësishme përmendet “Gjashtë karaktere në kërkim të një autori” e shfaqur në vitin 1921.

1873. – Lindi Aleksis Kamel, kirurg amerikan me origjinë franceze, fitues i çmimit ‘Nobel’. Puna e tij luajti një rol të rëndësishëm në transplatimet e mëvonshme të organeve.

1902. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës blenë koncensionin për ndërtimin e kanalit të Panamasë nga një shoqëri franceze. Çmimi ishte 40 000 000 dollarë.

1919. – Vuloset mbarimi i Luftës së Parë Botërore gjatë nënshkrimit të Traktatit të Versajës midis Gjermanisë dhe aleatëve.

1919. – Në Konferencën e Paqes në Paris u krijua Lidhja e Kombeve. Në themel të Statutit të saj  ishte Marrëveshja e Paqes e Versajës 1919, e nënshkruar nga 31 anëtarët e parë. Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920.

1926. – Lindi Melvin Kaminski (në art Mel Brooks) aktor, skenarist, producent dhe regjisor amerikan. Nga filmat e tij më të njohur përmenden “Producentet”, “Ankthi i madh”, etj.

1940. – Trupat sovjetike pushtojnë krahinat rumune të Besarabisë dhe Bukovinës.

1950. – Trupat e Koresë së Veriut pushtojnë Seulin.

1970. – Trupat amerikane fillojnë tërheqjen e tyre nga Kamboxha.

1976. – Ishujt e Sejshelleve, në Oqeanin Indian, bëhen Republikë e pavarur brënda Komonuelthit, mbas 160 vjet sundimi britanik.

1981. – Në Iran, 74 vetë përfshirë këtu edhe ministrin e Drejtësisë, Ajatollah Beheshti, vriten nga një sulm bombash mbi zyrat kryesore të Partisë Islamike.

1990. – Konferenca e të drejtave të Njeriut në Kopenhagen miratoi një deklaratë që kishte për qëllim garantimin e shtetit ligjor, pluralizmit politik dhe respektimin e të drejtave të njeriut në demokracitë e reja të Evropës Lindore.

1992. – Burhanudin Rabani merr postin e presidentit të Afganistanit, duke premtuar si prioritet të tij, respektimin e ligjit.

1993. – Në Londër Republika e Maqedonisë e nënshkroi Kushtetutën e UNESKO-s, me çka çka formalisht u bë anëtare e këtij asociacioni të OKB-së.

1995. – Republika e Maqedonisë dhe Republika e Azerbajxhanit vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadorëve.

1996. – Presidenti Sulejman Demirel miraton vënien në postin e kryeministrit të parë islamik të Turqisë në koalicion me konservativen, Tansu Çiler.

1996. – Trupat ruse filluan tërheqjen e premtuar nga Çeçenia.

2001. – Tribunalit të Hagës iu dorëzua Sllobodan Millosheviqi, ish-presidenti serb, i akuzuar për krime lufte në hapësirat e ish-RSFJ-së.

2003. – Kina përuroi urën më të gjatë në botë me harqe çeliku, gjatë një ceremonie të zhvilluar në kryeqytetin tregtar Shanghai. Ura “Lupu”, me vlerë prej 2.5 miliardë juanë (302 milionë dollarë), është 3.9 km e gjatë, mbi lumin Huangpo.

Back to top button
Close
Close