Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1550. - Lindi mbreti francez Sharli i Nëntë.

27 qershor 2020 (MIA)

1550. – Lindi mbreti francez Sharli i Nëntë.

1574. – Në Firence vdiq Xhorxho Vazari, piktor, akritekt dhe poet italian, njëri ndër themeluesit e historisë së artit.

1846. – Lindi udhëheqësi politikan irlandez dhe luftëtar kombëtar për autonomi Çarls Stjuart Parnel, i cili vendosi metoda të reja në luftën kundër anglezëve.

1941. – Hungaria dhe Finlanda i shpallën luftë Bashkimit Sovjetik.

1944. – Forcat aleate në Luftën e Dytë Botërore e morën qyrtetin francez Sherbur, port i rëndësishëm i Lamanshit.

1976. – Gjenerali Antonio Ramaljo Janez është zgjedhur president i Portugalisë në zgjedhjet e para presidenciale.

1982. – U lansua “Space Shuttle Columbia”.

1991. – Dy ditë pasi shpalli pavarësinë, Sllovenia u pushtua nga trupat jugosllave që nisën luftë dhjetëditëshe.

1995.- Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Mongolisë vendosën marrëdhënie diplomatike  në nivel të ambasadorëve.

1998. – Në tërmetin në rajonin e qytetit turk Adan jetën e kanë humbur të paktën 120 persona.

2000. – Sipas raportit të publikuar në selinë e Kombeve të Bashkuara nga sida deri atëherë në mbarë botën kanë vdekur 19 milionë njerëz.

2002. – Rusia u bë anëtare e plotfuqishme e klubit ekskluziv të vendeve më të zhvilluara në botë G-8.

2013. – Vdiq Abdurrahman Aliti, ish kryetar i PPD-së, deputet dhe ambasador. Aliti ka lindur në fshatin Zhelinë të Tetovës në vitin 1945.

2016. – Në moshën 67 vjeçare në Romë ka vdekur aktori italian Bed Spenser, emri i vërtetë i të cilit ka qenë Karlo Pedestroli.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close