Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1616. - Në Stratford të Ejvonit vdiq Uilijam Shekspiri, poet dhe artist dramatik. Konsiderohet njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj i të gjitha kohërave. Ai është autor i veprave të paharruara, prej të cilave më të njohura janë "Hamleti", "Mbreti Lir", Romeo dhe Xhuljeta", "Ëndrra e natës verore", "Otelo" dhe "Makbethi". Lindi në Stratord të Ejvonit, më 26 prill të vitit 1564.

23 mars 2020 (MIA)

– Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë

1616. – Në Stratford të Ejvonit vdiq Uilijam Shekspiri, poet dhe artist dramatik. Konsiderohet njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj i të gjitha kohërave. Ai është autor i veprave të paharruara, prej të cilave më të njohura janë “Hamleti”, “Mbreti Lir”, Romeo dhe Xhuljeta”, “Ëndrra e natës verore”, “Otelo” dhe “Makbethi”. Lindi në Stratord të Ejvonit, më 26 prill të vitit 1564.

1801. – Vdiq Pavel I, perandor i Rusisë, i cili lindi në vitin 1754.

1861. – Grofi Kamilo Benso di Kvur, luftëtar për bashkimin e Italisë, u bë kryeministri i parë italian.

1881. – Lindi shkrimtari francez Rozhe Marten di Gar, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1937. Veprat: romanet “Zhan Boroa”, Familja Tibo”.

1887. – Lindi piktori francez me origjinë spanjolle Hose Viktoriano Gonsales, i njohur si Huan Gris, pionir në stilin e kubizimit të njohur sintetik.

1900. – Lindi Erih From, psikoanalist gjermano-amerikan.

1905. – Lindi Xhoana Kraford, aktore amerikane, një nga aktoret më të famshme të Hollivudit.

1905. – Lindi Lale Andersen, aktore dhe këngëtare gjermane.

1910. – Lindi Akira Kurosava, regjisor japonez, i cili vdiq në vitin 1998.

1917 – Lindi Evgenij Ananjeviç Haldej, fotograf sovjetik.

1919. – Benito Musolini në Milano e themeloi Partinë Fashiste  (Fesci di Combattimento).

1921. – Lindi Donald Kembell, automobilist britanik.

1940 – Në fshatin Mrsna, afër Serez, Maqedonia e Egjeut lindi Risto Shishkov, aktor i dramës dhe i filmit.

1945. – Trupat amerikane dhe britanike në Luftën e Dytë Botërore e kaluan lumin Rajna dhe vazhduan me hyrjen në brendi të Gjermanisë.

1956 – Pakistani me Kushtetutën e re u shpall Republikë Islamike.

1961. ­ Shpallet Dita botërore e Metorologjisë dhe e Ujërave.

1983. Presidenti i SHBA-së Ronald Regan e njoftoi planin për ndërtimin e sistemit të ri të mbrotjes të bazuar në teknologjinë kozmike, më vonë e njohur si “lufta e yjeve”.

1994. ­ Ministra e Marrëdhënieve me Shtetet e Huaja e Republikës së Maqedonisë përmes ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Turqi pranoi notë nga Ministria e e Punëve të Jashtme e Republikës së Kazakistanit me të cilën njoftohet se ky vend e ka njohur shtetin tonë.

1995. ­ Për kryetar të parë të Drejtorisë së përgjithshme të Organizatës Tregtare Botërore zgjidhet italiani Renato Rugjero.

1996. ­ Në Shkup, SHBA zyrtarisht e promovoi ambasadorin e parë amerikan në Republikën e Maqedonisë, Kristofer Hil.

1998. ­ Presidenti rus Boris Elcin e ndërroi kryetarin e qeverisë Viktor Çernomirdin.

1999. ­ Në kryeqytetin e Paraguajit vritet nënpresidenti i vendit Luis Maria Argan.

2001. ­ Në Shkup, në botim të “NIK PRES” SHPK, është promovuar numri i parë i magazinës javore “Aktuel”.

2007. ­ Në luftimet midis ushtrisë dhe pjesëtarëve të Tigrave tamilë, në veriperëndim të Sri­Lankës, jetën e kanë humbur të paktën 23 persona.

2008. ­ Në Split vdiq Boris Dvornik, një prej aktorëve më të njohur teatralë, televizivë dhe filmikë në Kroaci dhe në ish RSF të Jugosllavisë. Ka lindur në Split, në vitin 1939.

2013. Papa Françesku niset në rezidencën e papës në afërsi të Romës që të takohet me paraardhësin e tij Benedikti  16, që paraqet takimin e parë të një pape aktual me një ish-papë.

###

Back to top button
Close
Close