Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Dibër rritet numri i rasteve të reja të të infektuarve me Kovid-19, por edhe i të shëruarve

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër janë konfirmuar dy raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, me çka numri i të infektuarve këtë muaj u rrit në 13. Numri më i madh i të infektuarve ose 10, janë regjistruar më 1 gusht, kur për fat të keq një pacient vdiq.

Dibër, 5 gusht 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër janë konfirmuar dy raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, me çka numri i të infektuarve këtë muaj u rrit në 13. Numri më i madh i të infektuarve ose 10, janë regjistruar më 1 gusht, kur për fat të keq një pacient vdiq.

Gjatë 24 orëve të fundit në listën e të shëruarve u regjistrua edhe një pacient. Më së shumti të shëruar, nga fillimi i pandemisë, u regjistrua më 31 korrik, gjithsej 17 persona.

Me dy rastet sot të konfirmuara, numri i përgjithshëm është 208, prej tyre në listën e të shëruarve janë regjistruar 83, kanë vdekur shtatë, ndërsa aktivë janë 118 persona, prej të cilëve rreth dhjetë janë hospitalizuar në institucionet shëndetësore në Shkup.

Nga Shtabi operativ komunal thonë se numri i rasteve të reja të të infektuarve do të rritet, pasi edhe më tej i madh është numri i qytetarëve, të cilët paraqiten me simptome të virusit të rrezikshëm në Spitalin e përgjithshëm. bsh/

Back to top button
Close
Close