0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Dibër gjashtë të infektuar me Kovid-19

Në 24 orët e fundit në Dibër janë diagnostikuar me Kovid-19 gjashtë persona. Me këtë në gjashtë ditët e kaluara janë diagnostikuar gjithsej 19 persona.

Dibër, 5 korrik 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit në Dibër janë diagnostikuar me Kovid-19 gjashtë persona. Me këtë në gjashtë ditët e kaluara janë diagnostikuar gjithsej 19 persona.

“Kam paralajmëruar se numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 do të rritet, që është pasojë e lirimit të masave dhe mosrespektimit të masave dhe protokolleve, si nga ana e qytetarëve ashtu edhe i subjekteve biznesore. Numri i të infektuarve është më i lartë krahasuar me fazën e parë kur kishim 51 të prekur”, ka deklaruar kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

Ai përsëri ka apeluar në respektimin e ashpër të masave, mbajtjes së maskës mbrojtëse, mbajtjen e higjienës personale, distancë fizike, shmangie të grupimeve dhe tubimeve që janë parakusht për siç thotë, “mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve nga armiku u padukshëm”.

Nga fillimi i pandemisë, ose paraqitjes së rastit të parë më 26 shkurt deri tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 109 persona, prej tyre tre janë nga Qendra Zhupë. Betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 48, kanë vdekur katër, ndërsa aktiv në sëmundjen janë 57 persona, ku prej tyre shtatë mjekohen në institucionet shëndetësore në Shkup. vt/fab

Back to top button
Close
Close