0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Dibër dy të infektuar të rinj, vetëm këtë muaj 25 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër me Kovid-19 janë diagnostikuar dy raste të reja, me të cilët vetëm ditëve të fundit të këtij muaji numri arrin në 25.

Dibër, 13 gusht 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër me Kovid-19 janë diagnostikuar dy raste të reja, me të cilët vetëm ditëve të fundit të këtij muaji numri arrin në 25.

Mesatarisht në ditë janë regjistruar nga dy të infektuar të rinj. Më shumë të infektuar ka më 1 gusht 10 dhe më 8 gusht gjashtë persona.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi të shëruar po edhe të vdekur. Ditëve të fundit të këtij muaji kanë vdekur dy pacientë apo tetë nga fillimi i pandemisë, ndërsa janë shëruar nëntë apo 91 nga të infektuarit e përgjithshëm deri tani.

Sipas kompetentëve nga fundi i shkurtit kur sëmundja është paraqitur në këtë rajon janë bërë mbi 1.100 teste, pozitivë janë 223, madje 90 për qind e tyre janë nga Dibra, të tjerët nga Qendra Zhupë.

Në fazën e parë të sëmundjes u regjistruan 51 të infektuar, prej tyre katër të vdekur. Të tjerët 172 persona janë nga faza e dytë gjegjësisht nga 5 qershori deri më sot. Edhe në fazën e dytë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur katër persona. Aktiv janë 124 persona. vt/sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close