Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Dibër dita e gjashtë pa raste të reja të koronavirusit

Në Dibër sot është dita e gjashtë  pa raste të reja  me Kovid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dibër, 9 prill 2020 (MIA) – Në Dibër sot është dita e gjashtë  pa raste të reja  me Kovid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo do të thotë se numri i të infektuarve në këtë komunë është 49,  prej tyre dy, të cilët ishin edhe të infektuarit e parë, janë nga komuna fqinje Qendër Zhupë.

Nga numri i tërësishëm 16 janë shëruar, 29 janë në shërim shtëpiak, ndërsa katër vdiqën. Për momentin,  siç konfirmojnë  nga Shtabi Operativ, priten rezultatet e 13 rasteve të dyshuara.

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ku më 13 mars ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të virusit të rrezikshëm në izolim shtëpiak janë 79 persona ose tetë më shumë  krahasuar  me ditën e djeshme.

Në të dy komunat, sipas Repartit për punë të brendshme nga Dibra, dhjetë ditë  nuk janë vërejtur mosrespektime të ndalesës së lëvizjes, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe aksidente.

Kryetarët e dy komunave, Hekuran Duka në Dibër dhe Arijan Ibraim në Qendër Zhupë, vazhdimisht apelojnë  te qytetarët  në respektim të rreptë të masave dhe rekomandimeve,  para se gjithash  të mos dilet pa ndonjë nevojë të domosdoshme,  të mbahet distanca sociale dhe të shmangen vizitat në shtëpi.

Vazhdon të arrijë ndihma humanitare nga institucionet,  organizatat, firmat dhe individët e cila pastaj sistemohet te familjet me rrezik social, ndërsa furnizimi i popullatës  me artikuj ushqimor dhe ilaçe  zhvillohet pa ndërprerë.

Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka ka informuar se është dërguar kërkesë  te Qeveria të informojë  se si do të jetë statusi  i komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, pas 11 prillit kur kalon periudha e gjendjes së krizës. vt/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close