Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Deve Bair nga mesnata në vend kanë hyrë mbi 200 udhëtarë

Frekuenca e udhëtarëve që hyjnë në vend përmes pikës kufitare me Republikën e Bullgarisë afër Kriva Pallankës, Deve Bair, nuk është rritur ndjeshëm në krahasim me ditët e kaluara, informojnë nga Stacionit policor për kontrollim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare, Qendra rajonale të Lindje në afërsi të Deve Bair.

Kriva Pallankë, 26 qershor 2020 (MIA) – Frekuenca e udhëtarëve që hyjnë në vend përmes pikës kufitare me Republikën e Bullgarisë afër Kriva Pallankës, Deve Bair, nuk është rritur ndjeshëm në krahasim me ditët e kaluara, informojnë nga Stacionit policor për kontrollim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare, Qendra rajonale të Lindje në afërsi të Deve Bair.

Nga atje, theksojnë se pas vendosjes së hyrjes pa kufizime në lidhje me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka frekuencë dukshëm  të rritur të udhëtarëve, ndërsa nga mesnata deri në mesditë, pak më shumë se 200 njerëz kanë hyrë në vend.

Në Republikën e Bullgarisë, është ende në fuqi, dekreti për izolim të detyrueshëm 14 ditor për të gjithë qytetarët që hyjnë në vend, kështu që numri më i madh i udhëtarëve që dalin përmes Deve Bair janë udhëtarë që transitojnë përmes Bullgarisë.

Në Deve Bair vizitohet më shpesh nga qytetarët tanë që vijnë nga vendet e tjera të Evropës.

Dezinfektimi i rregullt kryhet në të gjithë zonën përreth vendkalimit kufitar Deve Bair dhe të njëjtën e kryejnë Ndërmarrja publike “Komunalec”, Kriva Pallankë. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close