BotëBotë.Portal

Në Detin e Kuq jetën e humbën tre peshkatarë egjiptianë nga një predhë nënujore e vendosur nga Huthët

Nga shpërthimi i një predhe nënujore të vendosur nga kryengritësit Huthë vdiqën tre peshkatarë egjiptianë në Detin e Kuq, kumtoi sot koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite.

Riad, 7 shkurt 2020 (MIA) – Nga shpërthimi i një predhe nënujore të vendosur nga kryengritësit Huthë vdiqën tre peshkatarë egjiptianë në Detin e Kuq, kumtoi sot koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite.

Incidenti ndodhi të mërkurën, ndërsa nga barka që u fundos janë shpëtuar tre peshkatarë.

“Milicia terroriste e huthëve, e mbështetur nga Irani vazhdon të vendosë predha nënujore që seriozisht e rerzikojnë navigacionin detar dhe tregtinë ndërkombëtare në pjesën jugore të Detit të Kuq dhe ngushticës Bab el Mandab. GJithsej u gjetën dhe u shkatërruan 137 predha nënujore”, ceket në kumtesën e koalicionit.

Luftimet në Jemen po zgjasin pesë vite, pasi që Huthët, të cilët e kanë mbështetjen e Iranit, e rrëzuan qeverinë e presidentit Abd-Rabu Mansur Hadi dhe e morën kryeqytetin Sanë dhe pjesën veriore të Jemenit. Përderisa në vitin 2015 intervenoi koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite, i cili po tenton ta kthejë në pushtet qeverinë e Hadit.

Pjesë e koalicionit është edhe Egjipti, Të martën, 32 peshkatarë egjiptianë arritën në Kajro, pasi që Huthët i liruan pas arrestit disaditor nën akuzën se ilegalisht kanë hyrë në ujërat territoriale të Jemenit.

Sipas të dhënave të Kombeve të bashkuara, për shkak të konfliktit në Jemen, rreth 3,3 milionë njerëz janë zhvendosur, ndërsa 24,1 milionë personave, përkatësisht dy të tretave të popullatës i nevojitet ndihmë humanitare. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close