0_MIA Investigon.Portal0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.SlajderTemë

Në ç’farë kushte do të fillojë viti shkollor në Francë

Ministria franceze e arsimit, sipas  buletinit të saj të fundit, në të cilin punojnë ekipe nga të gjitha shkollat, planifikon  të gjithë nxënësit të kthehen  fizikisht në bankat shkollore në fillim të shtatorit, si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 16 gusht 2020 (MIA) – Ministria franceze e arsimit, sipas  buletinit të saj të fundit, në të cilin punojnë ekipe nga të gjitha shkollat, planifikon  të gjithë nxënësit të kthehen  fizikisht në bankat shkollore në fillim të shtatorit, si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

“Përballë krizës sanitare, mobilizimi i personelit të tërësishëm të arsimit, lejoi të reagohet  në mënyrë kolektive me efikasitet dhe kreativitet. Ashtu, duke falënderuar në angazhimin e të gjithëve, Franca është një nga vendet e Evropës, ku numri i nxënësve të cilët mbetën të përfshirë në  procesin arsimor  është më i madh. Kjo u bë, duke e falënderuar  mësimin e zhvilluar përmes  internetit,  në të cilën kuadri mësimor tregoi  kreativitet të madh,  edhe pse numri më i madh i mësimdhënësve  nuk ishin trajnuar  për lloj të tillë të mësimit, që lejoi  dalje më të lehtë nga masat e izolimit. Në fund të vitit shkollor 2019/2020 në shkollë u kthyen pothuajse të gjithë nxënësit.

Mësimi në internet, në të cilin kontribut të mirë patën  edhe prindërit, lejoi të kufizohen pasojat nga  masat e izolimit dhe të mbahen  lidhjet  me institucionet shkollore. Diversiteti i situatave personale të nxënësve  gjatë kësaj periudhe  megjithatë  solli dallime të mëdha  në nivelet e njohurive të fituara te nxënësit. Kjo megjithatë solli deri te zhvillimi i njohurive të reja, shkathësi dhe cilësi si i pavarur, shfrytëzimi i veglave digjitale, informatika.

Viti shkollor 2020/2021  do të karakterizohet  me zhvillim të sportit dhe kulturës në jetën e çdo  nxënësi. Edukata fizike dhe sportive, si dhe tërësia e  disiplinave artistike do të jenë në thelbin e këtij prioriteti.

Katër prioritetet kryesore janë: mbrojtja e shëndetit të nxënësve dhe personelit, zhvillimi i frymës kolektive si te të rriturit ashtu edhe te nxënësit që të sigurohet  misioni kryesor i bartjes së njohurive dhe zvogëlimi i dallimeve; përfshirja e tërësishme e të gjithë fëmijëve të cilët kanë nevoja të veçanta arsimore dhe  vlerat qytetare.

Për këtë qëllim, Ministria e arsimit, rinisë dhe sportit planifikon të krijojë  1688 vende të reja pune  në vitet e para të shkollës, prej të cilëve 1248 janë krijuar për shkak të krizës sanitare.

Të gjithë nxënësit duhet të kthehen në bankat shkollore, por me qëllim që të garantohet shëndeti  i nxënësve dhe personelit,  letra qarkulluese dërguar deri te të gjitha shkollat parashikon të respektohen të gjitha masat sanitare.

– mbajtja e distancës prej një metër

– Higjiena e duarve – larja e shpeshtë e duarve para çdo ushqimi, para dhe pas shkuarjes në tualet, gjatë kthimit në shtëpi t’i shmangin përshëndetjet, përdorimi i  faculetave.

– Mbajtja e maskave është e obligueshme për të rriturit dhe nxënësit mbi moshën 11 vjet kur nuk mund të respektohet distanca  në hapësira të mbyllura si dhe transporti  shkollor;

– Pastrimi dhe ajrosja e hapësirave;

– Prekja e lodrave dhe pajisjeve në oborret shkollore dhe klasa sërish  lejohet.

– Profesorët janë ata të cilët duhet të shkojnë në klasa, ndërsa nxënësit mbesin në klasat e tyre, në vend se të shkojnë nëpër kabinete.

– Tani për tani kufizohen tubimet grupore, ku aktivitetet janë organizuar  në funksion të moshës së nxënësve, me qëllim që të parandalohen  grupe të mëdha të fëmijëve.

Nëse situata sanitare kërkon masa më të ashpra, për shkak të lëvizjes aktive të virusit në një pjesë ose  në të gjithë territorin e vendit, ekziston plan për vazhdimësi pedagogjike që të sigurohet mësimi përmes internetit.

Në atë rast është përpunuar program i veçantë dhe protokoll, i cili nënkupton: protokoll sanitar, përkujtim i aksioneve  kryesore të cilat duhet të zbatohen, këshilla dhe  praktika të mira  për organizim të shërbimeve dhe pajisjes digjitale, aktivizim i mësimit përmes internetit.  tg/sa/

Back to top button
Close
Close