BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Në Bullgari karantinë 14 ditore vetëm për qytetarët e tetë vendeve

Shtabi qendror operativ i Bullgarisë ka propozuar heqjen e karantinës 14-ditore për shtetasit bullgarë dhe të huaj nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë gjatë hyrjes në Bullgari, njoftoi BGNES.

Sofje, 29 maj 2020 (MIA) – Shtabi qendror operativ i Bullgarisë ka propozuar heqjen e karantinës 14-ditore për shtetasit bullgarë dhe të huaj nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë gjatë hyrjes në Bullgari, njoftoi BGNES.

“Propozimi bazohet në të dhënat e Qendrës Evropiane për kontrollin e sëmundjeve, deklaroi sot docenti Angel Kunçev.

Karantina e detyrueshme 14-ditore do të mbetet vetëm për qytetarët e tetë vendeve, të cilët kanë një numër të madh të të infektuarve me Kovid-19 në dy javët e fundit. Karantina do të jetë e detyrueshme për shtetasit e Belgjikës, Italisë, Maltës, Spanjës, Portugalisë, Suedisë, Irlandës dhe Britanisë së Madhe.

Në Bullgari, 2.485 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 136 kanë vdekur dhe 1.016 janë shëruar. ls/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close