EvropëEvropë.Portal

Në Britaninë e Madhe është realizuar operacioni më masiv, janë arrestuar më shumë se 700 të dyshuar

Policia britanike ka arrestuar më shumë se 700 të dyshuar, i konfiskoi 54 milionë funte dhe disa tonë drogë në operacionin më të madh dhe më domethënës kundër krimit të organizuar në Britaninë e Madhe.

Londër, 2 korrik 2020 (MIA) – Policia britanike ka arrestuar më shumë se 700 të dyshuar, i konfiskoi 54 milionë funte dhe disa tonë drogë në operacionin më të madh dhe më domethënës kundër krimit të organizuar në Britaninë e Madhe.

Përfaqësuesit zyrtarë deklaruan se në mesin e të arrestuarve ka pasur njerëz që ata mendonin se janë “të paprekshëm”, sepse me dekada i iknin drejtësisë.

Në operacion janë konfiskuar 77 copë armë zjarri dhe granata, 1.800 copë municion, më shumë se dy tonë drogë të klasit A ​​dhe B dhe 28 milionë tableta “Valium rrugor” nga një laborator i paligjshëm, transmeton “Independent”. Janë konfiskuar 55 makina dhe 73 orë luksoze.

Grupet kriminale të nivelit të lartë, përfshirë ata që importonin armë, drogë dhe kontrabandonin njerëz në Britaninë e Madhe, ishin shënjestër e një seri sulmesh, pasi që agjencitë e policisë kishin qasje deri te rrjeti i komunikimeve sekrete.

Të dyshuarit e përdorën rrjetin “EnkroÇet” për telefona celularë të dizajnuar që të mbrohen nga përgjimet e policisë. Por në prill, ekspertët ndërkombëtarë ishin në gjendje t’i deshifrojnë mesazhet dhe filluan të mbledhin të dhëna. Qindra punonjës kanë punuar në analizën e të dhënave dhe identifikimin e përdoruesve të “EnkroÇet”, duke shqyrtuar miliona mesazhe dhe qindra mijëra imazhe.

“Ky është operacioni më domethënës dhe më i madh i këtij lloji në Britaninë e Madhe”, deklaroi një zëdhënës i Agjencisë kombëtare për luftë me krimin. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close