BallkanBallkan.Portal

Në Bosnje e Hercegovinë, deri tani 882 persona të infektuar me koronavirusin e ri

Sipas të dhënave më të reja, deri tani në Bosnje e Hercegovinë janë regjistruar 882 raste të të infektuarve me koronavirus, prej të cilëve 381 janë në Republikën Sërpska.

Sarajevë, 10 prill 2020 (MIA) – Sipas të dhënave më të reja, deri tani në Bosnje e Hercegovinë janë regjistruar 882 raste të të infektuarve me koronavirus, prej të cilëve 381 janë në Republikën Sërpska.

Kantoni Hercegovinë-Neretva është vendosur në karantinë prej këtij mëngjesi, ku gjatë natës janë regjistruar shtatë raste të reja.

Kantoni Hercegovinë-Neretva aktualisht është më i prekuri nga pandemia në të gjitha pjesët e Federatës së Bosnjës e Hercegovinës.

Deri tani, 172 raste pozitive janë në këtë kanton, që është pothuaj 20 për qind e të gjithë atyre, të infektuar në Bosnje e Hercegovinë. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close