
Bruksel, 20 korrik 2020 (MIA) – Shtabi i krizave për koronavirusin paralajmëroi se sërish rriten infeksionet në vend pas një periudhe të gjatë stabile dhe i bëri thirrje popullatës në përgjegjësi personale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Sipas epidemiologëve nga shtabi i krizave vëllimi i numrit të të infektuarve i detyrohet para se gjithash tubimeve të mëdha familjare dhe ngjarjeve në të cilat mblidhet një numër i madh i njerëzve. Shënohet se vëllimi është lokalizuar në disa rajone të vendit.
Lajmi i mirë është që numri i të hospitalizuarve nuk rritet në mënyrë drastike dhe se spitalet nuk janë të mbingarkuara për dallim nga vala e parë në prill, por që nevojitet në kohë të reagohet që të mos përsëritet situata e njëjtë.
Thirret popullata t’i respektojë të gjitha masat e Qeverisë, maska është e obligueshme të mbahet gjithkund, higjiena personale, larja e duarve dhe kufizimi i kontakteve sociale të pesëmbëdhjetë personave në javë mbesin rreptësisht të rekomanduara.
Në shifra, javën e kaluar Belgjika shënon mesatarisht 154 raste të reja në ditë, përkatësisht rritje prej 66 për qind në krahasim me javën paraprake.
Numri i tërësishëm i të infektuarve në vend arriti 63.893, me numër më të madh të rasteve në veri të vendit, ndërsa më i vogël në rrethinën e kryeqytetit, Bruksel. Numri real është me siguri më i madh, duke e marrë parasysh numrin e personave asimptomatik dhe jo të testuar.
Sipas moshës, grupi me numër më të madh të infektuarve janë mes 20 dhe 29 vjet. tm/sa/