EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Belgjikë për herë të parë nën 200 të infektuar me Kovid-19 për 24 orë

Në Belgjikë numri i të infektuarve të ri me virusin Kovid 19 për herë të parë nga fillimi i pandemisë është nën 200 persona gjatë 24 orëve të fundit, kumtoi Qendra belge e shëndetit publik.

Bruksel, 21 prill 2020 (MIA) – Në Belgjikë numri i të infektuarve të ri me virusin Kovid 19 për herë të parë nga fillimi i pandemisë është nën 200 persona gjatë 24 orëve të fundit, kumtoi Qendra belge e shëndetit publik.

Nëpër spitale ditën e fundit janë pranuar 172 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa 170 kanë vdekur.

Qendra potencon se në ditë bëhen nga 5.000 teste.

Nga fillimi i pandemisë në Belgjikë janë konfirmuar rreth 41.000 persona të infektuar me Kovid 19, ndërsa pothuajse 6.000 kanë vdekur.

Autoritetet belge potencojnë më pak nga gjysma e rasteve të vdekjes janë  të regjistruara nëpër spitale të konfirmuara me diagnoz me Kovid 19, ndërsa të tjerat me dyshim se janë të infektuar me virus, janë në shtëpitë për të moshuar.

Epidemiologët belg potencojnë se ky virus është më i infektues nga fillimi i paraqitjes së simptomave. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close