BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Në BeH shtatë deri tetë në mijë emigrantë

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, në BeH aktualisht ka midis 7.000 dhe 8.000 emigrantë, gjegjësisht në ditën e fundit të qershorit janë regjistruar 6.641, dhe nga ai numër vetëm 162 njerëz kërkuan azil në BeH, transmeton portali Sarajevo Kliks.

Sarajevë, 10 shtator 2020 (MIA) – Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, në BeH aktualisht ka midis 7.000 dhe 8.000 emigrantë, gjegjësisht në ditën e fundit të qershorit janë regjistruar 6.641, dhe nga ai numër vetëm 162 njerëz kërkuan azil në BeH, transmeton portali Sarajevo Kliks.

Shumica prej tyre janë nga Pakistani, 26.9 për qind, pastaj nga Afganistani 26.3 për qind, Maroku 15 për qind, Bangladeshi 6.1 për qind dhe Iraku 5.8 për qind. Nga vendet e tjera janë 19.9 për qind .

Në përgjigjen e një pyetjeje të deputetëve, Shërbimi tha se problemi më i madh me të cilin përballen është se emigrantët nuk kanë dokumente identifikimi, gjë që e bën të vështirë përcaktimin e identitetit të tyre.

Në një situatë të tillë, thonë ata, Shërbimi merr të dhënat e tyre biometrike dhe i fotografon, pas së cilës inspektorët përcaktojnë mënyrat për të hyrë dhe qëndruar në vend. mb/

Back to top button
Close
Close