EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Barcelonë, nata e gjashtë me radhë me protesta të dhunshme

Protestat në Barcelonë në mbështetje të reperit spanjoll Pablo Hasel, i cili akuzohet për fyerjen e monarkisë dhe glorifikimin e terrorizmit, vazhduan mbrëmë, për natën e gjashtë me radhë.

Barcelonë, ​​22 shkurt 2021 (MIA) – Protestat në Barcelonë në mbështetje të reperit spanjoll Pablo Hasel, i cili akuzohet për fyerjen e monarkisë dhe glorifikimin e terrorizmit, vazhduan mbrëmë, për natën e gjashtë me radhë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, mbrëmë protestat paqësore filluan në Barcelonë, me artistë që vizatuan murale që kritikonte mbretin Filip të VI-të të Spanjës dhe babain e tij, ish-mbretin spanjoll Huan Karlos dhe duke shprehur solidaritet për Haselin.

Protestuesit, kryesisht të veshur me rroba të errëta, marshuan nga qendra e Barcelonës në selinë e Policisë Kombëtare, ku hodhën gurë, shishe, mbeturina dhe fishekzjarrë mbi ndërtesën, me çka policia iu përgjigj.

Dyqanet në qendër të Barcelonës u vunë përsëri në shënjestër të vandalëve.

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në përleshje me policinë që nga 16 shkurti, kur Hasel u arrestua dhe u dërgua për të vuajtur dënimin prej nëntë muajve burg për tuitat dhe tekstet e tij që fyen monarkinë spanjolle dhe glorifikonin terrorizmin.

Protesta kishte edhe në qytete të tjera spanjolle, por ato kaluan në mënyrë paqësore. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close