EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Azerbajxhan, lirohet nga burgu gazetari Muhtarli

Përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Harlem Dezit e përshëndeti vendimin e autoriteteve të Azerbajxhanit për ta liruar gazetarin e pavarur, Avgan Muhtarli, i cili paraprakisht u dënua me gjashtë vjet burgim.

Vjenë, 18 mars 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Harlem Dezit e përshëndeti vendimin e autoriteteve të Azerbajxhanit për ta liruar gazetarin e pavarur, Avgan Muhtarli, i cili paraprakisht u dënua me gjashtë vjet burgim.

Muhhtarli u rrëmbye në maj të vitit 2017 në Tbilisi, Gjeorgji dhe më pas u dërgua në Baku, ku u dënua për kontrabandë, kalime të paligjshme kufijsh dhe kundërshtim ndaj një zyrtari.

Përfaqësuesit e OBSE-së për liri të mediave e  monitorojnë sektorin e mediave në 57 vendet anëtare të Organizatës, duke paralajmëruar shkelje të lirisë së shprehjes dhe lirive të mediave dhe monitorojnë nëse shtetet anëtare i respektojnë plotësisht të gjitha dispozitat për një sferë të lirë të mediave. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close