EvropëEvropë.Portal

Në Austri është lëshuar urdhër për kthimin gradual të ekonomisë

Në Austri, nga 14 prilli, do të hapen dyqanet për materiale ndërtimi dhe kopshtarie, si dhe të gjitha dyqanet tjera me sipërfaqe maksimale deri 400 metra katrorë.

Vjenë, 10 prill 2020 (MIA) – Në Austri, nga 14 prilli, do të hapen dyqanet për materiale ndërtimi dhe kopshtarie, si dhe të gjitha dyqanet tjera me sipërfaqe maksimale deri 400 metra katrorë.

Kjo parashihet me urdhër të lëshuar nga ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anshober, i cili i referohet lëvizjes graduale të ekonomisë, respektivisht hapjes së dyqaneve që u mbyllën për shkak të masave restriktive në luftën kundër koronavirusit.

Sipas këtij urdhri, dyqanet do të jenë të hapura nga ora 07:40 deri në ora 19:00.

Qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura deri në muajin maj, siç u njoftua më parë në planin për kthim gradual në normalitet. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close