EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Austri është formuar “shtab i krizave digjitale” kundër lajmeve të rreme për Kovid-19

Në qeverinë austriake është formuar "shtab i krizave digjitale", detyra e të cilit është t'i gjejë dhe t'i korrigjojë lajmet e rreme që lidhen me koronavirusin e ri.

Vjenë, 20 mars 2020 (MIA) – Në qeverinë austriake është formuar “shtab i krizave digjitale”, detyra e të cilit është t’i gjejë dhe t’i korrigjojë lajmet e rreme që lidhen me koronavirusin e ri.

Kur do të konfirmohen informacione të rreme ekipi qeveritar menjëherë do të reagojë dhe do t’i publikojë faktet.

Është planifikuar të krijohet një rrjet që do t’i zbulojë informacionet e rreme për Kovid-19, ndërsa në të përveç ekipit qeveritar do të përfshihen edhe përfaqësues të mediave.

“Publikimi i qëllimshëm i lajmeve të rreme jo vetëm që e bën të vështirë punën e ministrive dhe institucioneve publike, por gjithashtu përhapin pasiguri dhe frikë midis qytetarëve”, theksohet në sqarimin për formimin e “shtabit të krizave digjitale”.

Qeveria austriake edhe në nivel ndërkombëtar merr pjesë në sistemin për  alarmim të shpejtë kundër dezinformatave. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close