EvropëEvropë.Portal

Në Austri dhe Slloveni ka rënë breshër me madhësi të mollës

Moti i ligë, që në orët e vona të pasdites së djeshme përfshiu disa pjesë të Austrisë, gjatë natës goditi edhe pjesën më të madhe të Sllovenisë, ku u shkaktuan dëme në disa vende.

Lubjanë, 30 korrik 2020 (MIA) – Moti i ligë, që në orët e vona të pasdites së djeshme përfshiu disa pjesë të Austrisë, gjatë natës goditi edhe pjesën më të madhe të Sllovenisë, ku u shkaktuan dëme në disa vende.

U shkaktuan përmbytje, ndërsa diku ra breshëri me madhësi të mollës. Për shkak të erës së fortë të stuhisë, shoferët e automjeteve në disa zona kërkuan mbrojtje nën mbikalime.

Dëmi më i madh, sipas informacioneve të deritanishme, është shkaktuar në zonën Domzhale, ku shërbimet e zjarrfikësve morën numër të madh thirrjesh për ndihmë.

Instituti Meteorologjik i Sllovenisë kumtoi se moti i ligë ishte pjesë e valës së ftohtë që shkon në lindje nga Evropa Qendrore, i ndjekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri dhe erëra të forta.

Në orët e mbrëmjes, paqëndrueshmëria lokale u shfaq edhe në pjesën veriperëndimore të brendshme të Kroacisë, me ç’rast u dha paralajmërim i verdhë për shkak të shirave dhe bubullimave të mundshme në atë zonë. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close