EvropëEvropë.Portal

Në Austri arrestohen organizatorë të martesave të rreme për qytetarët e Ballkanit

Pas hetimit të gjatë, policia austriake shpartalloi grupin e organizuar të udhëhequr nga një shtetas serb i cili ka ndërmjetësuar në martesat të rreme të qytetarëve nga Ballkani, të cilët në këtë mënyrë fituan leje austriake të qëndrimit dhe të punës.

Vjenë, 18 shtator 2020 (MIA) – Pas hetimit të gjatë, policia austriake shpartalloi grupin e organizuar të udhëhequr nga një shtetas serb i cili ka ndërmjetësuar në martesat të rreme të qytetarëve nga Ballkani, të cilët në këtë mënyrë fituan leje austriake të qëndrimit dhe të punës.

Shefi i grupit, shtetas serb 49-vjeçar, dyshohet të ketë organizuar 27 martesa të rreme me dy bashkëpunëtorë, shtetas austriakë, me shtetas të Serbisë, Bosnjës dhe Kosovës, të cilët kështu fituan të drejtën e qëndrimit dhe punës në Austri si bashkëshortë të personit nga BE-ja.

Nuset ishin kryesisht nga Hungaria dhe të dyshuarit morën mesatarisht 10.000 euro për martesë, ndërsa martesat u lidhën kryesisht para shërbimit të kurorëzimit në Serbi.

Të dyshuarit jo vetëm që ndërmjetësuan martesa të rreme, por gjithashtu u dhanë klientëve të tyre vërtetime punësimi në kompani fiktive në Vjenë, të cilat u lejuan atyre të merrnin leje qëndrimi dhe pune dhe të përdornin përfitimet sociale austriake.

Policia ngriti gjithsej 59 padi kundër të dyshuarve, të cilat i referohen ndihmës së organizuar në shkeljen e ligjit për qëndrimin e të huajve, ndërmjetësimit në lidhjen e martesave të rreme dhe falsifikimit të dokumenteve. Në pyetje u morën 48 persona dhe u shpall kërkim për nëntë persona të tjerë. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close