EvropëEvropë.Portal

Në Austri 1.016 të infektuar nga koronavirusi

Gjithsej janë infektuar 1.016 persona me koronavirus në Austri, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë në Vjenë

Vjenë, 16 mars 2020 (MIA) – Gjithsej janë infektuar 1.016 persona me koronavirus në Austri, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë në Vjenë.

Numri i personave të infektuar këtë mëngjes tejkaloi një mijë raste të infektimit, vetëm dy orë pas njoftimit zyrtar të informacionit të mëngjesit që çdo ditë publikohen pas orës 08 00 të mëngjesit kur kishte 959 persona të infektuar.

Në informacionet më të reja mbi numrin e personave të infektuar, thuhet se janë kryer 8.490 testime.

Po ashtu njoftohet se nga paraqitja e koronavirusit në Austri në fund të muajit shkurt, deri më tani gjashtë persona janë shëruar dhe tre kanë vdekur. bs/fab

 

Таг
Back to top button
Close
Close