
Londër, 1 shtator 2020 (MIA) – Organizata humanitare “Shpëtoni fëmijët” sot paralajmëroi se sivjet mbi 67.000 fëmijë në Afrikën Subsahariane mund të vdesin për shkak të urisë ekstreme.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri është vështirësuar qasja në ushqimi ose ushqimi është shumë i shtrenjtë për banorët e varfër në këtë pjesë të Afrikës, kumtoi organizata.
“Shpëtoni fëmijët” informoi se në klinikat e tyre në Afrikën Lindore dhe të Jugut tashmë po mjekohen një numër i madh i fëmijëve të cilët vuajnë nga mungesa e ushqimit. shk/