BotëBotë.Portal

Në Afrikë pritet rritje e numrit të të infektuarve

- Afrika sipas gjitha gjasave do të përballet me rritjen e numrit të të infektuarve në javët në vazhdim bëri të ditur Qendra afrikane për kontroll të sëmundjeve.

Adis Abeba, 19 mars 2020 (MIA) – Afrika sipas gjitha gjasave do të përballet me rritjen e numrit të të infektuarve në javët në vazhdim bëri të ditur Qendra afrikane për kontroll të sëmundjeve.

Për momentin në kontinent ka pak më shumë se 600 persona të infektuar me koronavirus.

Supozohet se numri i pacientëve është më i madh se sa që mendohet dhe se disa raste do të regjistrohen.

“Shumë persona të cilët janë të sëmurë për momentin kalojnë ‘nën radar’, deklaroi drejtori i Qendrës afrikane për kontroll të sëmundjeve, Xhon Nengason. Ai vlerëson se për shkak të kësaj numri  i rasteve të regjistruara do të rritet dhe se ndalesa për udhëtim e ul, por edhe nuk e pengon përhapjen e virusit.

Numri i të infektuarve në Afrikë po rritet dukshëm më ngadalë se sa në Azi dhe Afrikë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close