BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Afrikë 2.650 njerëz të infektuar me Kovid-19

Koronavirusi i ri u përhap  edhe në dhjetë vende të Afrikës, ku janë infektuar 2.650 njerëz, prej të cilëve 49 vdiqën, kumtoi OBSH.

Gjenevë, 29 mars 2020 (MIA) – Koronavirusi i ri u përhap  edhe në dhjetë vende të Afrikës, ku janë infektuar 2.650 njerëz, prej të cilëve 49 vdiqën, kumtoi OBSH.

“OBSH është e gatshme t’i mbështesë të gjitha shtetet në luftën kundër virusit”, deklaroi  drejtori i përgjithshëm i Organizatës Tedros Ad’hanom Gebrejesus.

Ai shtoi se shtetet me sistem shëndetësor më të dobët duhet  në mënyrë  agresive të veprojnë  për ta zbuluar përhapjen në fazën fillestare dhe të parandalojnë transmision  lokal të koronavirusit. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close