BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Afganistan numër rekord i të infektuarve me koronavirus në një ditë

Në Afganistan, më shumë se 860 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, që është numri më i madh i të infektuarve të rinj në një ditë në këtë vend.

Kabul, 31 maj 2020 (MIA) – Në Afganistan, më shumë se 860 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, që është numri më i madh i të infektuarve të rinj në një ditë në këtë vend.

Sipas Ministrisë afgane të Shëndetësisë, gjithsej 14.525 njerëz janë infektuar dhe 249 kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Sidoqoftë, sipas BBC, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është shumë më i lartë se ai zyrtar, sepse sistemi shëndetësor në Afganistan është në kolaps. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close