0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Në Aeroportet e Maqedonisë së Veriut 2,5 milionë pasagjerë nga janari e deri në nëntor të këtij viti

 Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe aeroporti i Ohrit "Shën Apostoll Pavle" kanë arritur rekorde të reja me regjistrimin e 2,5 milionë (2.480.767) pasagjerëve në periudhën nga janari e deri në nëntor të këtij viti që paraqet rritje vjetore prej 14 për qind. Vetëm aeroporti i Ohrit ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 240 për qind në  trafikut ajror në nëntor, që është rezultat i jashtëzakonshëm i arritur jashtë sezonit veror, bëri të ditur sot TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve vendore.

Shkup, 12 nëntor 2019 (MIA) – Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe aeroporti i Ohrit “Shën Apostoll Pavle” kanë arritur rekorde të reja me regjistrimin e 2,5 milionë (2.480.767) pasagjerëve në periudhën nga janari e deri në nëntor të këtij viti që paraqet rritje vjetore prej 14 për qind. Vetëm aeroporti i Ohrit ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 240 për qind në  trafikut ajror në nëntor, që është rezultat i jashtëzakonshëm i arritur jashtë sezonit veror, bëri të ditur sot TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve vendore.

Në 11 muajt e kaluar, numri i përgjithshëm i operacioneve ajrore është rritur për 10 për qind, duke mbërritur  20.215  fluturime edhe në të dyja aeroportet, të Shkupit dhe të Ohrit.

“Së bashku me rritjen dyshifrore të numrit të pasagjerëve të realizuar në 11 muajt e kaluar të vitit 2019, nëntori është edhe një muaj rekord për aeroportet në Shkup dhe në Ohër, veçanërisht për aeroportin e Ohrit, i cili madje edhe jashtë sezonit ka realizuar rritje të konsiderueshme prej 239,5 për qind në trafikun ajror krahasuar me nëntorin e vitit 2018.. Këto rezultate të fuqishme janë mbërritur për shkak të linjave të reja ajrore që ishin hapur në vitin 2019. Për dallim nga vitet e tjera, kur me fillimin e pushimit dimëror të fluturimit zakonisht tempi i qarkullimit ajror ngadalësohet, sivjet përjetuam një trend më ndryshe – në nëntor kemi shënuar rritje prej 23 për qind të numrit të pasagjerëve në të dyja aeroportet  (188.474 pasagjerë), në krahasim me nëntorin e vitit 2018 kur patëm  153.271 pasagjerë”, deklaroi Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Të dhënat e koncesionerit tregojnë se në aeroporti  ndërkombëtar  Shkup ka 2,2 milionë pasagjerë nga janari e deri në nëntor të këtij viti (2.183.897) me rritje vjetore prej 9,3 për qind, dhe 17.746  fluturime, me rritje vjetore prej 5,3 për qind. Numri i pasagjerëve në aeroportin “Shën Apostoll Pavle” në Ohër në 11 muajt e parë të vitit 2019 është rritur për 70 për qind, gjegjësisht  296.870 pasagjerë, të cilët janë transportuar me 2.469  fluturime (66,7 për qind rritje vjetore”.

“Në një situatë  kur trafiku i pasagjerëve në aeroportet evropiane ka qëndruar në 2,2 për qind në shtator të vitit 2019, duke u ngadalësuar nga gushti i vitit 2019 kur ishte 3,4 për qind, me numrat e jashtëzakonshëm të nëntorit në krahasim me trafikun e pasagjerëve TAV në mënyrë shtesë e përshpejtoi rritjen dyshifrore në të dyja aeroportet të Shkupit dhe të Ohrit, që ruhet gjatë të gjithë vitit. Jemi të gëzuar me këto rezultate dhe do të vazhdojmë ta zgjerojmë rrjetin e linjave ajrore të aeroporteve në Shkup dhe në Ohër dhe t’i përmirësojmë shërbimet tona” vlerësoi Ersoj.

Në vitin 2019 TAV shtoi katër destinacione të reja nga aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe tetë destinacione të reja nga aeroporti “Shën Apostoll Pavle” Ohër. Aeroporti i Shkupit shërben 44 destinacione, nl të cilin qarkullojnë 13 kompani ajrore, ndërsa aeroporti i Ohrit shërben 22 destinacione, prej të cilave shtatë janë të rregullta dhe në të cilat qarkullojnë 13 kompani ajrore.

Back to top button
Close
Close