EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në aeroplanmbajtësin “Sharl de Gol” janë 50 të infektuar me Kovid-19

Në aeroplanmbajtësin francez "Sharl de Gol" janë regjistruar 50 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, kumtuan autoritetet.

Paris, 10 prill 2020 (MIA) – Në aeroplanmbajtësin francez “Sharl de Gol” janë regjistruar 50 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, kumtuan autoritetet.

Tre marinarë janë evakuuar “si masë parandaluese”. Janë bërë 66 teste tek marinarët e anijes.

Asnjëri prej 50-të anëtarëve të ekuipazhit që janë pozitivë ndaj Kovid-19 deri më tani nuk është në “gjendje kritike”, thuhet në kumtesë.

Nga ka ardhur infeksioni në anije nuk është përcaktuar akoma. shk/

Back to top button
Close
Close