BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në 40 shtete federale amerikane rritet numri i personave të sapoinfektuar nga Kovid-19

Numri i personave të infektuar me Kovid-19, është në rritje në 40 nga gjithsej 50 shtete amerikane, ndërsa vetëm pjesa verilindore e vendit është kursyer nga përhapja e sëmundjes, sipas të dhënave të Projektit për monitorim të koronavirusit, organizatë vullnetare që mbledh të dhëna për testimin.

Uashington, 3 korrik 2020 (MIA) – Numri i personave të infektuar me Kovid-19, është në rritje në 40 nga gjithsej 50 shtete amerikane, ndërsa vetëm pjesa verilindore e vendit është kursyer nga përhapja e sëmundjes, sipas të dhënave të Projektit për monitorim të koronavirusit, organizatë vullnetare që mbledh të dhëna për testimin.

Rritja e numrit të rasteve të reja të të infektuarve është gjithashtu për faktin se amerikanët nuk mbajnë maska ​​dhe nuk mbajnë distancë fizike pas hapjes së ekonomisë.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, në SHBA sërish vendosen kufizime apo anulohet hapja e ekonomisë.

Në SHBA, 2.837.189 persona janë infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 131.485 persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 1.191.091 persona. bs/bsh/ 

Таг
Back to top button
Close
Close