EvropëKorrespondentë Botë

Në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali kanë vdekur 250 persona

Për vetëm 24 orë si pasojë nga koronavirusi në Itali kanë vdekur 250 persona, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Romë, 13 mars 2020 (MIA) – Për vetëm 24 orë si pasojë nga koronavirusi në Itali kanë vdekur 250 persona, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Në krahasim me ditët e kaluara ky është numri më i madh i rasteve të vdekjeve në 24 orë e fundit nga paraqitja e virusit. Me 250 rastet e fundit të vdekjeve, bilanci nga koronavirusi në Itali është rritur në 1.266 persona.

Në mënyrë shtesë sot janë konfirmuar 2.166 raste të reja të infektimit, me çfarë numri i përgjithshëm tani arin 17.660 persona.

Ministri italian i Punëve të Jashtme Luixhi di Majo sot i shfaqi falënderim Kinës për ndihmën e madhe të cilën e ka dërguar, por ishte kritik ndaj disa liderëve të tjerë evropianë për të cilët konsideron se nuk ndihmojnë mjaftueshëm në krizën. av/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close