BotëBotë.Portal

Në 24 orët e fundit në Pekin nuk ka të infektuar, për herë të parë nga qershori

Autoritetet në Pekin publikuan se në 24 orët e fundit nuk ka raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 në kryeqytetin kinez.

Pekin, 7 korrik 2020 (MIA) – Autoritetet në Pekin publikuan se në 24 orët e fundit nuk ka raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 në kryeqytetin kinez.

Siç theksohet, për herë të parë nuk ka pacientë me një rritje të papritur të numrit të personave  të infektuar në Pekin nga fillimi i qershorit, kur ishin vendosur masa të karantinës për shkak të paraqitjes së virusit në afërsi të tregut me shumicë.

Autoritetet ende hulumtojnë se çfarë e solli paraqitjen e sërishme të epidemisë.

Një përfaqësues anonim i administratës së tregut për mediat lokale ka deklaruar se, gjoja, virusi është gjetur në tabelat për prerjen e salmonit të importuar. ar/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close