0_Maqedoni.PortalShoqëri

Ndotja e Vardarit nuk është nga subjektet juridike në qarkun e Hekuranës

bikëqyrjet inspektuese të kryera dje në kompleksin e Hekuranës në subjektet juridike të cilat u nënshtrohen A-Lejeve të të integruara ekologjike të cilat janë në kompetencë të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis së Jetesës, në bazë të njoftimit për lëshimin e materieve ndotëse në lumin Vardar nga kanali i kullimit Gazi Babë, kanë treguar se ujërat e shkarkuara nga këto subjekte janë në vlera kufitare.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Mbikëqyrjet inspektuese të kryera dje në kompleksin e Hekuranës në subjektet juridike të cilat u nënshtrohen A-Lejeve të të integruara ekologjike të cilat janë në kompetencë të Inspektoratit Shtetëror për Mjedis së Jetesës, në bazë të njoftimit për lëshimin e materieve ndotëse në lumin Vardar nga kanali i kullimit Gazi Babë, kanë treguar se ujërat e shkarkuara nga këto subjekte janë në vlera kufitare.

“Mbikëqyrjet inspektuese kanë treguar se ujërat e “Liberti” dhe Makstil” janë në vlerat kufitare. Në kompleksin e Hekuranës është kryer edhe mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në ESM – Energjetikë i cili është në funksionim të rregullt për prodhimin e energjisë termike dhe nuk ka shkarkim të vazhdueshëm të ujërave të zeza nga procesi i punës dhe nuk ka pasur problem me shkarkimin e të njëjtave, derisa dy bazat e asfaltit të cilat janë me A-Lejet të integruar ekologjike të NP Rrugë dhe Rrugica dhe BAUER BG nga procesi i vet i punës nuk shkarkojnë ujëra të zeza. Subjektet juridike “Skopski Leguri” dhe RAD KOM” të cilat ndodhen në qarkun e njëjtë nuk punojnë me vite” bëri të ditur Inspektorati Shtetëror për Mjedis të Jetesës.

Në pajtim   me rrethanat, fillimisht është kryer kontroll vizual në orën 12.30, në lumin Vardar, në lokacionin e lartpërmendur me ç’rast është konstatuar se uji që derdhet ka një ngjyrë të verdhë-të kuqe e cila në distancë prej 3,4 metra humbet. Gjatë kontrollit është bërë edhe foto-dokumentim, theksohet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close