0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Ndihmë turke prej maskave, skafandrave dhe testeve ka arritur në vend

Turqia këtë pasdite me aeroplan të armatës turke që ateroi në Aeroportin ndërkombëtar -Shkup i dorëzoi Maqedonisë së Veriut ndihmë në materiale mjekësore në ballafaqimin me koronavirusin. Ndihma përbëhet nga 50,000 copa maska mbrojtëse mjekësore, 1000 skafandëra, 1000 teste diagnostikuese dhe pajisje të tjera mjekësore.

Shkup, 8 prill 2020 (MIA) – Turqia sot pasdite me aeroplan të armatës turke që ateroi në Aeroportin ndërkombëtar -Shkup i dorëzoi Maqedonisë së Veriut ndihmë në materiale mjekësore në ballafaqimin me koronavirusin. Ndihma përbëhet nga 50,000 copa maska mbrojtëse mjekësore, 1000 skafandra, 1000 teste diagnostikuese dhe pajisje të tjera mjekësore.

Ambasadori turk Hasan Mehmhet Sekizkoq ia dorëzoi donacionin mjekësor shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, i cili u falënderua për ndihmën.

“Këtu jemi për ta marrë ndihmën nga Turqia miqësore, nga populli turk tek populli maqedonas. Ekziston një mesazh i bukur nga paketa e ndihmës që përbëhet nga 50,000 maska, 1.000 skafandra dhe 1.000 teste për KOVID-19 nga presidenti i Turqisë, Taip Erdogan, i cili thotë se “ka shumë shpresë për të pashpresën dhe shumë diej për errësirën”, tha Dimitrov duke e pranuar donacionin.

Ai e lexoi edhe një pjesë të letrës së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan që ia dërgoi presidentit Stevo Pendarovski.

“Në letrën e tij drejtuar presidentit tonë Pendarovskit, i cili nuk do të ma zë për të madhe edhe në emër të tij të falënderohem për këtë ndihmë, Presidenti Erdogan na uroi për sukseset e fundit, anëtarësimin në NATO, vendimin për fillimin e negociatave me BE-në dhe thotë “shpresoj që edhe ju përsëri të jetoni në paqe dhe shëndet të plotë, miq dhe tani aleatë. Faleminderit edhe një herë”, tha Dimitrov.

Sekizqok nga ana e tij tha se epidemia e koronavirusit është bërë një kërcënim global dhe se ne të gjithë po përjetojmë ditë tragjike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për bashkëpunim global çdo ditë para këtij kërcënimi.

“Në këto ditë, udhëheqja dhe solidariteti ndërkombëtar kanë një rëndësi të veçantë. Me këtë perceptim të gjërave, Turqia po dërgon materiale mjekësore në vendet e botës për t’u ballafaquar me epideminë. Popujt tanë kanë jetuar së bashku për shekuj në Ballkan dhe në Maqedoni, e cila është në zemër të Ballkanit dhe gjithmonë e ka pasur vendin e saj në zemrën e Turqisë dhe popullit turk. Ne i respektojmë vëllazërimin dhe miqësinë dhe gjithçka në atë frymë”, tha ambasadori turk.

Ai vuri në dukje se pajisjet mjekësore që arritën në Shkup sjellin me vete dashuri, miqësi dhe përshëndetje nga presidenti Erdogan dhe populli turk dhe do të kontribuojnë për ballafaqim më të mirë me krizën e koronës. ls/shk/

Турска помош пристигна во земјава

Posted by MИА.mk on Среда, 08 април 2020

Таг
Back to top button
Close
Close