BotëBotë.Portal

Ndihmë për Jemenin të luftojë me luftën dhe koronavirusin

- Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për çështje humanitare Mark Loukok dërgoi apel  se urgjentisht nevojiten 2,4 miliard dollarë për ndihmë të miliona njerëzve në Jemen, me qëllim që të luftojnë me luftën dhe epideminë e koronavirusit të ri.

Nju-Jork, 29 maj 2020 (MIA) – Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për çështje humanitare Mark Loukok dërgoi apel  se urgjentisht nevojiten 2,4 miliard dollarë për ndihmë të miliona njerëzve në Jemen, me qëllim që të luftojnë me luftën dhe epideminë e koronavirusit të ri.

Ai dje në brifing paralajmëroi se programet për Jemenin po zvogëlohen ndërsa situata është “alarmante”.

Agjencitë e KB-së dhe organizatat humanitare publikuan kumtesë të përbashkët në të cilën citohet se Kovid-19 shumë shpejtë po përhapet në vend, e cila tashmë përballet me krizë të madhe humanitare.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrieta For paralajmëroi se për  më shumë se 12 milion fëmijëve në Jemen është e domosdoshme ndihma humanitare.

“Gati gjysmë milion fëmijë kanë nevojë për shërim për shkak të mosushqyerjes së rëndë akute dhe u kërcënohet  vdekje  nëse nuk marrin kujdes urgjent”, theksoi For.

Në Jemen nga viti 2015 luftojnë  forcat e sigurisë jemenase  të cilët e kanë mbështetjen e  koalicionit ushtarak arab të udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe  kryengritësit shiit të mbështetur  nga Irani.

Jemeni, ku për shkak të luftës është shkatërruar sistemi shëndetësor, paraprakisht është goditur nga epidemia e kolerës dhe ethet e dengës. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close