0_Sport,PortalFutboll

Ndeshjet në Gjermani do të jenë pa publik deri në fund të vitit 2020

Ndeshjet e Bundesligës, me shumë gjasa, do të luhen pa publik, jo vetëm deri në fund të këtij sezoni, por deri në fund të vitit 2020

Munih, 8 prill 2020 (MIA) – Ndeshjet e Bundesligës, me shumë gjasa, do të luhen pa publik, jo vetëm deri në fund të këtij sezoni, por edhe deri në fund të vitit 2020.

Këtë e deklaroi për intervistë për “Njujork Tajsm” drejtori ekzekutiv i Ligës, Kristian Zaifert.

Shefi shtoi se të gjitha skuadrat nga elita gjermane janë duke u  stërvitur tashmë dhe edhe një herë e kanë konfirmuar planin për rifillimin e sezonit në fillim të majit dhe përfundimit para 30 qershorit.

Ndeshjet do të luhen në të gjitha 36 stadiumet e skuadrave nga Bundesliga e Parë dhe e Dytë. Sipas Zaifert, në këto kushte nuk do të ketë transferimi verore në Evropë.

“Në afat të shkurtër, unë do të thosha që tregu i transferimeve nuk do të ekzistojë këtë verë, ai do të dështojë. Disa agjentë papritmas do ta kuptojnë se do të duhet të punojnë shumë ose të paktën të punojnë, disa liga do ta kuptojnë që paratë nuk janë diçka që bie automatikisht nga qielli çdo muaj”, tha Zaifert. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close