0_Sport,PortalFutboll

Ndeshja Mançester Siti – Arsenal anulohet pas lajmit për infektim të pronarit të Olimpiakosit

Ndeshja e xhiros së 28-të të Premier Ligës mes Mançester Sitit dhe Arsenalit, e cila duhej të luhet sonte, u anulua për shkak të kujdesit. Klubet kanë vendosur ta anulojnë ndeshjen, pasi kuptuan se pronari i Notingem Forestit dhe Olimpiakosit, Evangelos Marinakis është i infektuar me koronavirus.

Londër, 11 mars 2020 (MIA) – Ndeshja e xhiros së 28-të të Premier Ligës mes Mançester Sitit dhe Arsenalit, e cila duhej të luhet sonte, u anulua për shkak të kujdesit. Klubet kanë vendosur ta anulojnë ndeshjen, pasi kuptuan se pronari i Notingem Forestit dhe Olimpiakosit, Evangelos Marinakis është i infektuar me koronavirus.

Para 13 ditëve, Olimpiakos ka luajtur me Arsenalin në “Emirejts” në kuadër të Ligës së Evropës. Atëherë Marinakis u takua me disa lojtarë dhe personelin e klubit londinez.

Pas rekomandimeve nga mjeku, Arsenali dhe Mançester Siti kanë vendosur që ndeshja të anulohet që tërësisht të vlerësohet gjendja dhe të shmangen rreziqet.

Premier Liga u pajtua që ndeshja të luhet në një ditë tjetër.

Në kumtesën e Premier Ligës po ashtu thuhet se nuk u planifikua ndryshim i termineve të ndeshjeve tjera. bsh/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close