0_Web_AktualeKronikëKronikë.Portal

Ndërroi jetë gruaja e lënduar në aksidentin në autostradën Veles-Shkup

- Ndërroi jetë J.V.M. (38) nga Kavadari, e cila dje ishte lënduar rëndë në aksidentin në autostradën Veles-Shkup, pas pikëpagesës Otovicë.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Ndërroi jetë J.V.M. (38) nga Kavadari, e cila dje ishte lënduar rëndë në aksidentin në autostradën Veles-Shkup, pas pikëpagesës Otovicë.

Siç bëhet e ditur në buletinin e MPB-së, aksidenti i trafikut kishte ndodhur mes automjetit “BMV”, me targa të Velesit, të drejtuar nga Gj.C.(29) nga Velesi, automjetit “Mazda”, me targa të Velesit i drejtuar nga R.J. (31) nga Velesi, automjetit “Shkoda oktavia”, me targa të Kavadarit, i drejtuar nga S.M. (37) nga Kavadari, automjetit “mazda”, me targa të Prilepit, i drejtuar nga R.D. (52) nga Prilepi, automjetit “micubishi autlender”, i drejtuar nga M.K. (53) nga Shkupi, automjetit transportues “mercedes”, me targa të Velesit, i drejtuar nga O.A. (60) nga Velesi dhe një tërheqës me markë të panjohur dhe targa të regjistrimit, i drejtuar nga një person i panjohur, i cili e kishte lëshuar vendin e aksidentit.

Në aksidentin lëndime të rënda trupore kishin marrë S.M. dhe bashkudhëtarët në automjetin “shkoda oktavia”, J.V.M. (38) dhe adoleshentja 11-vjeçare që të dyja nga Kavadari, përderisa lëndime trupore kishin marrë shoferët R.J. dhe R.D. Të lënduarit ishin dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Veles, përderisa J.V.M. ishte dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”, ku kishte ndërruar jetë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kishin kryer Prokurori publik dhe ekipi hetues nga SPB Veles. fc/

 

Back to top button
Close
Close